E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora dhe Saranda, 50 milionë euro për aeroportet e tyre

27/04/2005  Kreu i rrugëve prezanton në Durrës ambicjet për të ardhmen

DURRES - Qeveria shqiptare do të investojë 50 milion euro, për

ndërtimin e dy aeroporteve në Jug të vendit në kuadër të përmirësimit të rrjetit të trafikut ajror në vendin tonë. Drejtorja e Përgjithshme e Rrugëve, Majlinda Gjonaj, ka deklaruar se ministria e Transportit ka të përgatitur projektet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe atij të Sarandës dhe së

bashku me aeroportin e Kukësit, që do të përfundojë së ndërtuari këtë vit, do të mbyllet rrjeti i plotë i trafikut të brendshëm ajror. Drejtoresha Gjonaj këto deklarime i ka bërë dje në Durrës, në takimin me drejtuesit e drejtorive të rrugëve në vendin tonë. Në këtë takim ka bërë prezente, investimet më të rëndësishme të realizuar gjatë viteve të fundit, si dhe ka pasqyruar edhe investimet që do të realizohen për vitet e ardhshme.

Sipas Gjonit, fondet më të shumta janë përqendruar në fushën e transportit rrugor, ndërsa në mënyrë paralele është investuar edhe në përmirësimin e transportit hekurudhor, ajror dhe në telekomunikacion. Me fonde nga buxheti i shtetit, është deklaruar nga drejtoresha, janë shtruar 450 km rrugë dhe janë investuar 700 milion euro. Por, për ministrinë e Transporteve, një rëndësi të veçantë do i kushtohet edhe aeroporteve turistike dhe ngritjes së tyre. Në këtë kuadër Gjonaj tha se, janë gati dy projektet për Vlorën dhe Sarandën, qytetet bregdetare që mbulojnë një pjesë të konsideruar të turizmit në sezonin veror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›