E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika ëndërron Ronaldinjon te L.A.

MLS

Dejv çekets, pronari i Real Salt Lejk, beson se ekzistojnë shanse reale se shumë shpejt Ronaldinjo do të luajë në “Major League Soçer” (elitën e futbollit amerikan), me fanellën e Los Anxhelos Galaksi. “Pres që në ditët në vazhdim, MLS të bëjë një tjetër prezantim të madh. E kam fjalën për transferimin e një ylli të futbollit botëror në kampionatin amerikan”, tha çekets në një intervistë radiofonike. “Nuk bëhet fjalë për klubin tim. Imagjinoj se të gjithë e njohin lojtarin brazilian që do të transferohet në Los Anxhelos; drejtuesit e Galaksi po bëjnë investime të mëdha dhe zyrtarizimi i kësaj blerjeje do të bëhet pas disa ditësh”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›