E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet edhe Çelsi në garën për Balotelin

Interesimi

Mario Baloteli u paraqit në orar në stërvitjen e Interit, zhvilloi një bisedë me trajnerin Rafa Benitez, ndërsa më pas u stërvit i diferencuar. Kaq ka mjaftuar që të shtohen zërat se sulmuesi 19-vjeçar do të largohet nga “Apiano Xhentile”. Këto lajme janë përgënjeshtruar menjëherë nga klubi zikaltër, megjithatë nuk mund të mohohet se konkurrenca për shërbimet e lojtarit të U-21 të Italisë është e madhe. Përveç Mançester Sitit (që së fundmi ka ofruar 25 milionë euro) dhe Mançester Junajtid, në garën për Balotelin ka hyrë edhe çelsi. Trajneri Ançeloti kërkon një sulmues me karakteristikat e të riut të talentuar, por Interi do të diskutojë vetëm për oferta që nisin nga 35 milionë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›