E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermano-turku Mesut Ëzil largon Kakanë nga Madridi

Manovrat Madrilenët duket se e kanë identifikuar zëvendësuesin e brazilianit

Të dhënat janë të shumta dhe ato të çojnë në të njëjtin drejtim: vitin e ardhshëm, Kaka nuk do të luajë më te Reali i Madridit. Ndërkohë që çelsi i Karlo Ançelotit është në pritje të zhvillimeve rreth së ardhmes së mesfushorit, klubi “merengue” duket se e ka evidentuar zëvendësuesin ideal të brazilianit. Në fakt, gjatë orëve të fundit, madrilenët e kanë rritur interesimin për Mesut ëzil, një lojtar që vlerësohet nga trajneri Zhoze Murinjo. Sipas gazetës “As”, javën e kaluar, tre përfaqësues të “Eurofinanza Sport”, shoqëria që zhvillon negociata në emër të ëzil në Spanjë, janë takuar me Valdanon, Zhoze Angel Sançez dhe Pardezan. Menaxherët e talentit të përfaqësueses gjermane i kanë shpjeguar drejtuesve të Realit se Verder Bremeni është gati ta shesë lojtarin për 16 milionë euro. Kjo për faktin se vitin e ardhshëm, kontrata e ëzil skadon dhe ai mund të largohet me parametër zero. Në anën tjetër, Kaka mund të transferohet në “Stemford Brixh” për 40 milionë euro, edhe pse një vit më parë Reali e bleu për 65 milionë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›