Diego: Nuk dua të largohem nga Juventusi
Mesfushori
Diego vetëlargohet nga merkato. Mesfushori brazilian deklaroi: “Dëshiroj të qëndroj te Juventusi”. Pas sezonit të parë zhgënjyes, ai kërkon shpagim në skuadrën bardhezi dhe përgënjeshtron të gjitha lajmet që e cilësojnë larg Torinos. “Ndodhem këtu pasi klubi dhe unë kemi të njëjtin mendim. Përpara se të shkoja me pushime, fola me Marotën dhe trajnerin Delneri dhe gjithçka u sqarua. Lajmet e merkatos më kanë shqetësuar disa herë, pasi ato ishin të pavërteta. Unë kam zgjedhur Juven dhe klubi më ka zgjedhur mua. Jam i lumtur që luaj me fanellën bardhezi dhe shpresoj që të paraqitemi më mirë se në sezonin e kaluar”, tha Diego.
#