E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika nxjerr “të jashtëligjshme” domaten



Në këtë fillimverë të nxehtë, kur ndër ushqimet më të preferuara është sallata me domate të freskta, apo edhe salcat e garinturat e hamburgerëve dhe sanduiçëve që janë domatet, një lajm ka befasur amerikanët! Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Ushqimeve ndalon përdorimin e domateve deri në një urdhëresë të dytë prej tij. Prej disa ditësh domatja pothuajse ka dalë jashtë tregut amerikan. Ajo u hoq edhe nga ushqimet e përditshme në pjesën më të madhe të restoranteve të njohuara “McDonald's” dhe “Burger King”, si dhe nga disa supermarkete e markete amerikane. Një lloj bakteri, i njohur nga mjeksia me emrin "Salmonela", i cili konstatohet se solli vdekjen e një njeriu ka shqetësuar qeverinë amerikane. Qeveria amerikane po bën analizat nëse vërtet ky bakter është vdekjeprurës, dhe nëse me të vërtetë domatet janë të infektuara nga mikrobi. Qeveria amerikane, Departamenti i Shëndetësië, vendosi një kontroll në 17 shtete, dhe konsistoi se mëse 200 persona janë prekur nga ky infektim, me bakterin "Salmonela". Është i njëjti bakter (Salmonela), i cili u shfaq më edhe në vitin 1993 te spinaqi në SHBA dhe shkaktoi vdekjen e katër fëmijëve.

Studimi

Liqeni i Ohrit është 3 milionë vjet i vjetër

Liqeni i Ohrit është i vjetër rreth tre milionë vjet, ndërsa në të ekzistojnë tri çrregullime të mëdha tektonike, të cilat ende janë aktive. Këtë e treguan hulumtimet e para që janë kryer në mënyrë periodike gjatë katër viteve të fundit nga Instituti Hidrobiologjik i Ohrit dhe Instituti Gjerman për Gjeologji dhe Minerologji i Këlnit. Në kuadër të hulumtimit janë marrë disa ekzemplarë nga sedimenti i fundit të Liqenit të Ohrit në të gjitha thellësitë, ndërsa analizat e mëtejshme duhet të japin përgjigje për endeminë e madhe të botës së gjallë, e cila sipas shkencëtarëve ka të bëjë me vjetërsinë e Liqenit të Ohrit dhe izolimin e tij. Deri tani detajisht janë hulumtuar disa pjesë të sedimentit që përfshijnë periudhën prej 50.000 viteve, në të cilat janë përcaktuar periudha të ndikimeve intensive antropogjene dhe erozioneve vullkanike. Sipas Bernd Vagner nga Instituti i Këlnit, hulumtimet e mëtejshme të sedimentit do të zbulojnë historinë e plotë të Liqenit të Ohrit, për ç’ka nevojitet që hulumtimet të vazhdojnë edhe gjatë dekadës së ardhshme. Hulumtimet duhet të vazhdojnë në vitin 2009 dhe do të kushtojnë rreth katër milionë euro. Mbi 60 për qind të mjeteve do t`i sigurojë Instituti i Këlnit përmes Koorporatës Internacionale për Hulumtim. Qeveria e Maqedonisë në projektin në fjalë pritet që të marrë pjesë duke dhënë një fond 100.000 euro.

13 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›