Mbërrin ne Prishtine letra e OKB-së. Ndizet drita jeshile për EULEX-in
Jo zyrtarisht, UNMIK-u do të zvogëlohet dhe EULEX-i nën mandatin e OKB-së. Rikonfigurimi i misionit, Rusia kërkon largimin e Rykerit nga detyra
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë gjatë ditës së djeshme letrën e dërguar nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, lidhur me rikonfigurimin e misionit paqeruajtës së UNMIK-ut. Sejdiu ka konfirmuar marrjen e letrës dhe ka bërë të ditur se së shpejti institucionet e Kosovës do të dalin me një përgjigje ndaj letrës së Sekretarit të Përgjithshëm, pas një analize të gjithanshme të përmbajtjes së saj. Përmbajtja e kësaj letre nuk është bërë e ditur nga autoritetet megjithatë mendohet se plani i Ban Ki Munit mundëson zvogëlimin gradual të UNMIK-ut gjatë një periudhe disamujore, që do të definohet më vonë, si dhe funksionalizim gradual i EULEX-it nën mandatin e OKB-së. Zyrtarë të UNMIK-ut kanë konfirmuar se letra tashmë është në duart e presidentit Sejdiu ndërkohë kopja tjetër e saj i është dorëzuar edhe presidentit serb, Boris Tadiç, i cili ka konfirmuar marrjen e letrës në orët e pasdites të ditës së djeshme. Sipas autoriteteve serbe, presidenti Tadiç është duke marrë nën shqyrtim letrën por ende nuk ka dhënë një përgjigje. Bëhet e ditur se shumë shpejt përmbajtja e kësaj letre dhe përgjigjja rreth saj do t’i komunikohet opinionit. Asnjë detaj i letrës së djeshme nuk është zbuluar as nga UNMIK-u dhe as nga Presidenca megjithatë pritet që qeveria e Kosovës të dalë së shpejti me një qëndrim zyrtar rreth letrës. “Nuk do të ishte forma e duhur që të flasim për përmbajtjen e letrës, sepse është letër e Sekretarit të Përgjithshëm për presidentin Sejdiu dhe për presidentin Tadiç. Kështu që është mirë që ky informacion të merret nga Zyra e Presidentit”, - tha Gekie, i pyetur rreth përmbajtjes së letrës. Për këtë çështje është pyetur edhe zëdhënësi i Presidencës Xhavit Beqiri i cili është shprehur se është ende herët për të bërë publike përmbajtjen. Agjencitë kosovare të lajmeve duke iu referuar njoftimeve të mëhershme jozyrtare kanë pohuar se Ban Ki Mun do të pranojë në masë të madhe konceptin për bashkëpunim mes shefit të UNMIK-ut dhe të Qeverisë së Serbisë. Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje mes PSSP-së dhe Qeverisë së Serbisë për bashkëpunim në gjashtë fusha: polici, gjyqësi, dogana, kontroll kufitar dhe trashëgimi kulturore fetare. Rikonfigurimi i UNMIK-ut në Kosovë është pritur negativisht nga Rusia e cila i ka cilësuar planet për rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara si skandaloze dhe për këtë ajo ka kërkuar largimin e Joakim Rykerit nga detyra e shefit të UNMIK-ut. “Presim marrjen e masave kundër Joakim Rykerit, përfshirë dhe largimin e tij nga posti”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. “Një veprim i tillë kaq arbitrar duhet ndaluar patjetër”,-thuhet në këtë deklaratë sipas së cilës çdo veprim i ndërmarrë për reformimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë vendoset në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rusia, si anwtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, kundërshton pavarësinë e Kosovës duke përkrahur Serbinë e cila gjithashtu nuk e ka pranuar Kosovën shtet.
FSK do të jetë forca e re e NATO-s në Kosovë, me 2500 ushtarë
Ministria e Mbrojtjes së NATO-s mori vendimin që në Kosovë të krijojë një forcë të re sigurie të quajtur Forcat e Sigurisë së Kosovës. Përpara se këto forca të mbërrijnë në Kosovë, ato do të trajnohen nga vendet anëtare të NATO-s. Ky lajm u bë i ditur nga agjencia e lajmeve “ANSA”, e cila njoftoi për krijimin e kësaj force të re sigurie në Kosovë. Po kështu mësohet se forcat multietnike do të jetë e përbërë nga 2500 ushtarë. Shtetet anëtare të NATO-s ranë dakord që Aleanca duhet të trajnojë forcën e ardhshme të sigurisë së Kosovës përkundër mospajtimeve rreth statusit të saj. Por Spanja ka vendosur të mos kontribuojë në këtë mision duke qenë se nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Po kështu edhe Sllovakia dhe Rumania nuk kanë marrë ende një vendim për këtë mision. NATO konsideron se kompetencat e tri misioneve në Kosovë duhet të jenë të përcaktuara qartazi. NATO, misioni i të cilit në Kosovë - KFOR përkujdeset për garantimin e paqes dhe sigurisë u bën thirrje BE-së dhe OKB-ve që të përcaktojnë saktë kompetencat e misioneve të veta, me qëllim që tri misionet të kenë raporte të qarta. Ndërkohë deputetët e Kuvendit të Kosovës po merren me grupin e projektligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit për shpërbërjen e TMK-së (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) dhe ai për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
13 Qershor 2008