Viktor Tusha: “Turizmi ende nuk ka tërhequr vëmendjen e qeverisë”
Flet kryetari i Bashkisë së Lezhës për masat e marra gjatë sezonit. Tusha thotë se furnizimi me ujë dhe drita varet nga pushteti qendror
“Qeveria nuk ka treguar vëmendjen e duhur për zhvillimin e turizmit në vendin tonë”. Kjo është deklarata e bërë nga Viktor Tusha, njëri nga kryebashkiakët e zonave bregdetare të vendit tonë. Drejtuesi i Bashkisë së Lezhës pohon se gjithçka varet nga pushteti qendror, sidomos uji dhe dritat, të cilat janë jetike edhe për banorët e këtij qyteti. Teksa përmend resurset e shumta që ka Lezha, Tusha kritikon politikën e ndjekur nga Ministria e Kulturës dhe institucionet përkatëse për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e monumenteve kulturore. Ai deklaron për gazetën se këtë vit do të ketë një rritje prej 25 përqindësh të numrit të turistëve që do të vizitojnë Lezhën, Shëngjinin dhe zonat e tjera bregdetare në këtë rreth.
Çfarë investimesh po bëhen në sektorët publikë, në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri turistik?
Është bërë traditë tashmë që në maj të çdo viti të çelet sezoni turistik i vitit. Përgatitjet për këtë duhen filluar shumë më përpara. Janë marrë disa masa për ta kthyer sezonin turistik të këtij viti në një sezon të suksesshëm, duke vënë si objektiv rritjen e numrit të vizitorëve në qytetin e Lezhës. Mora pjesë në festën çeljes së sezonit në qytetin e bukur të Sarandës, ku binte në sy një intensitet i lartë ndërtimesh, që tregon edhe kërkesën e madhe që ka ky treg, por, nga ana tjetër, edhe paaftësinë e shtetit për ta orientuar dhe harmonizuar drejt këtë kurajë me perspektivën e zhvillimit të këtyre zonave me resurse të mëdha dhe me interes më të gjerë se kombëtar. Ishte një eksperiencë e bukur. Edhe në Lezhë kemi resurse të mëdha në këtë fushë; mjafton të evidentohen, promovohen dhe të vihen në dispozicion të turistëve si site turistike. Turisti vjen nëse ka informacionin e duhur për atë çfarë duam t’i ofrojmë dhe, mbi të gjitha, ndihet mirë kur vjen nëse ato çfarë promovohen i gjen në realitet. Atij nuk i mjafton vetëm informacioni mbi historinë, se po të ishte kështu lexon në internet apo në libra historikë dhe e merr informacionin e nevojshëm aty. Ai ndihet mirë nga pritja që i bëhet, mënyra sesi serviret historia. Është shumë e rëndësishme të bësh të flasësh gurët e vjetër ilirë, mozaikët, portin lumor, që do të thotë se të gjitha këto resurse t’i prezantosh bukur dhe pastër, kujdesshëm dhe me një dëshirë e dashuri për vendin tënd dhe historinë e tij.
Cilat janë kapacitetet dhe resurset turistike në qytetin tuaj?
“Është një qytet i ngritur në ajër, që mund të shihet nga të katër anët”, – shkruante në shekullin XII Ana Komnena e Bizantit. “Si rrallë në ndonjë vend tjetër, – shkruan ajo, - brenda pak kilometrash, në Lezhë rrinë bashkë si syri pranë syrit, deti me rërën, mali me pyjet, Drini me lagunat dhe historia me kulturën”.
Lezha është një ndër qytetet më të hershme të Shqipërisë. Ka një histori rreth 2400-vjeçare, histori kjo e dëshmuar nga një zonë arkeologjike shumë e pasur, me mure të lashta, mozaikë të mahnitshëm, varreza të vjetra, kisha etj. Të gjitha këto dëshmojnë edhe zhvillimet e mëvonshme në Mesjetë, e më pas, si kalaja e qytetit dhe vendvarrimi i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe gjithë ato elemente historike që lidhen me këtë figurë të madhe të kombit tonë. Duke pasur parasysh edhe bukuritë natyrore të qytetit, në të cilin, në pak metra katrorë është mali, fusha, kodra e lumi, si dhe duke pasur fatin që në afërsi të tij janë 2 laguna shumë të pasura dhe me vlera të jashtëzakonshme, në afërsi të të cilave shkonte Ciano (dhëndri i Musolinit), pikërisht për shkak të këtyre vlerave ai ndërtoi Hotelin e Gjuetisë. Duket se kjo është bërë për shkak të afërsisë së qytetit me detin dhe portin, si dhe pozicionin gjeografik (50 km nga kryeqyteti, 60 km nga Mali i Zi, 180 km nga Kosova etj.). Besoj se së bashku, janë një sit i mjaftueshëm turistik për të qenë joshës për turistët e huaj dhe vendas. Evidentimi dhe promovimi i gjithë këtyre vlerave arkeologjike dhe historike, natyrore dhe turistike, është një detyrë parësore e Bashkisë së Lezhës.
A do të kenë këtë vit pushuesit 24 orë ujë dhe drita? Çfarë masash po merren për pastrimin e bregdetit?
Keni prekur pikën e dobët, që është e jona dhe e pushtetit qendror në veçanti. Them edhe të pushtetit qendror, pasi akoma këto shërbime janë dhe varen nga ai. Duhet thënë se ka përmirësime të ndjeshme në furnizimin me ujë dhe me energji elektrike, por nuk jemi akoma në atë nivel që kërkojnë turistët. Në fakt, ky është një detyrim bazik për të gjithë dhe nuk duhet t’i ndajmë turistët nga banorët, por duke parë se turizmi është një burim i mirë për rritjen ekonomike në vende si Lezha, edhe pse nuk e përligj, e bën më të rëndësishëm furnizimin me ujë e drita në këtë periudhë. Prandaj, këtë vit, janë marrë të gjitha masat që gjatë periudhës së verës të kemi një furnizim më konstant me ujë dhe energji elektrike. Pastrimi i bregdetit të Shëngjinit është një detyrim që i përket komunës së Shëngjinit dhe duhet thënë se akoma nuk ka filluar me atë intensitet që duhet. Duhej të ishte bërë punimi i rërës, pastrimi i saj dhe zonës afër, riparimi i rrugës së Kunes, Vainit etj., sepse pa këto ndërhyrje nuk ka turist që vjen.
Cili do të jetë kalendari i aktiviteteve që do të organizohen gjatë sezonit për argëtimin e pushuesve të shumtë që pritet të vijnë në qytetin tuaj?
Gjatë pushimeve kemi planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive. Tashmë është bërë traditë organizimi i “Festës së shtegtarit”, që është falënderim dhe mirënjohje për të gjithë emigrantët; për atë çfarë ata kanë bërë dhe bëjnë për familjet e tyre dhe vendin. Kjo festë, e cila organizohet pikërisht atëherë kur ata kthehen, më 15 gusht, tregon edhe vëmendjen që Bashkia e Lezhës ka treguar dhe tregon për ta. Janë edhe një sërë aktivitetesh të tjera si koncerte artistike, ture dhe festivale të ndryshme. Po kështu edhe aktivitete sportive si kampionati i shahut, që do rifillojë të kthehet në traditën e dikurshme, kampionati i pingpongut, kampionati i bilardos, kampionati i volejbollit dhe futbollit në rërë, të cilat janë bërë karakteristike të kësaj periudhe.
A ka qyteti juaj një guidë për turistët shqiptarë dhe të huaj?
Edhe qyteti i Lezhës ka kohë tashmë që e ka guidën e tij turistike. Deri tani ka qenë një guidë praktike dhe modeste, por që përmbushte kërkesat e turistëve për informacion. Këtë vit jemi duke përgatitur disa guida me më shumë informacione, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për të informuar, por edhe për të promovuar historinë, pasuritë arkeologjike që çdo ditë po evidentohen, vendet turistike si lagunat, Hoteli i Gjuetisë dhe bregdeti i Shëngjinit me Kunen, Vainin dhe rërën e hedhur si perla të bregdetit shqiptar.
Sa kanë qenë të ardhurat e siguruara gjatë vitit 2007 nga turizmi? Sa parashikohet që të jenë të ardhurat për vitin 2008?
Gjatë vitit 2007 ka pasur një rritje të fluksit të turistëve të huaj dhe vendas. Kanë vizituar zonën arkeologjike dhe memorialin e Skënderbeut rreth 6000 turistë dhe në përqindje rreth 25% më shumë se në vitin 2006. Vizitorët rrokin një gjeografi të gjerë ndërkombëtare dhe ndërkontinentale. Vijnë nga Kosova e Mali i Zi, Maqedonia, Serbia e Turqia, Gjermania, Zvicra, Austria, Hungaria, Rusia e Izraeli e deri nga SHBA-të e Australia e largët. Gjatë vitit 2008 do të ketë një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve të huaj dhe vendas. Për rrjedhojë, edhe të të ardhurave që vijnë nga turizmi.
Me gjithë vëmendjen që tregojmë në këtë fushë, na mbetet shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Më duket e çuditshme sesi një pasuri e tillë, me përmasa kombëtare, nuk ka tërhequr akoma si duhet vëmendjen e qeverisë. Ka kohë që zonës arkeologjike i është dhënë statusi “Park Kombëtar Arkeologjik”, por nuk është ngritur asnjë strukturë dhe mbështetje financiare për këtë. Si mundet që një pasuri e tillë shumëshekullore të mirëmbahet pa asnjë strukturë adekuate dhe pa mbështetjen e duhur financiare?! Si mund të mendohet që një mur 2400-vjeçar, apo një mozaik i shekullit II para Krishtit, një varrezë e shekullit III, apo kishë e shekullit VII të mirëmbahen me punonjës shërbimesh, muratorë të thjeshtë apo punonjës të specializuar për pastrimin e pusetave e kanaleve të zeza?! Është e pafalshme një logjikë e tillë, prandaj u bëj apel qeverisë dhe organeve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për këtë, pasi këto pasuri nuk janë vetëm të qytetarëve lezhjanë, por të të gjithë shqiptarëve dhe duhen evidentuar, promovuar dhe mirëmbajtur me çdo çmim.
Mendoni se çmimet që do të ofrojnë operatorët turistikë do të jenë konkurruese krahasuar me qytetet e tjera? Po me vendet e rajonit?
Çmimet e ofruara në zonën tonë janë normale dhe shumë konkurruese jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe me qytetet e tjera të Shqipërisë. Këtë e kanë kuptuar më së miri pronarët e këtyre resurseve, të cilët me nuhatjen komerciale që kanë, e kanë përballuar konkurrencën mjaft mirë. Ajo që duhet të na preokupojë më tepër është ngritja e nivelit të shërbimit. E theksoj këtë pasi shpeshherë shërbimet lënë për të dëshiruar. Dhe kjo jo vetëm në Lezhë, por kudo nëpër Shqipëri. Mungon kultura e duhur, mënyra sesi i servilet gjithçka turistit dhe për të mos përmendur, në ndonjë rast, edhe mungesën e standardeve higjieno-sanitare. Duke parë këto vështirësi, në qytetin e Lezhës po i kushtohet një rëndësi e dorës së parë formimit profesional të punonjësve të kësaj fushe. Sot funksionon një shkollë profesionale shtetërore dhe një e tillë private. Në këto shkolla po formohen menaxherët e ardhshëm të këtij biznesi të ri për ne, por edhe të operatorëve turistikë, të cilët do të jenë çelësi i suksesit të kësaj ndërmarrjeje, e cila do të prodhojë padyshim, një rritje të fuqishme ekonomike.
AKTIVITETET GJATË SEZONIT
Festa e Shtegtarit për emigrantët më 15 gusht
Koncerte artistike, ture dhe festivale të ndryshme
Kampionati i shahut, që shënon rikthimin e traditës
Kampionati i pingpongut
Kampionati i bilardos
Kampionati i volejbollit dhe futbollit në rërë
Në numrin e ardhshëm do të lexoni:
Kryebashkiaku Gjoka fton turistët: “Ja pse duhet të vini në Sarandë”
Kryetari i Bashkisë, Edmond Gjoka, flet për “Albania”-n. Masat e marra nga autoritetet vendore për nisjen e sezonit, investimet publike dhe furnizimi pa ndërprerje me energji dhe ujë.
Investimet private dhe numri i komplekseve hoteliere që do t’u vihen në dispozicion pushuesve shqiptarë dhe të huaj. A do të jenë këtë vit çmimet më të ulëta sesa sezonin e kaluar?
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
13 Qershor 2008