“Vdekja e letërsisë dhe shqetësimi i munguar qytetar”
Intervistë/ Flet për gazetën shkrimtari Bahri Myftari
Petrika GROSI
Pa përvojë nuk mund të ketë një letërsi bindëse, të mirëorganizuar dhe që i rreziston kohës. Të paktën kështu e mendon shkrimtari Bahri Myftari, i cili mes të tjerash, flet në intervistën e sotme, dhënë për gazetën “Albania” edhe mbi problemet e letrares, raportet e saj me filozofiken, moralin, shtetin dhe shoqërinë. Biseda jonë me shkrimtarin Myftari vijon të trajtojë shkurtimisht edhe probleme të tjera si shqetësimin për një “vdekje” të letërsisë. Dhe ndoshta jo deri në vdekje, por të paktën tash për tash, letërsia jonë e ka një ndrydhje të saj. “Kjo për shkak të mungesës së shqetësimit qytetar brenda veprave të kohëve të fundit, -shpjegon Myftari. Shkrimtarët shkojnë e kërkojnë realitete jashtë, kur në Shqipëri është një dramë e përditshme që gjallon gjithë këto vite të tranzicionit...”.
Sa ka të bëjë përvoja e shkrimtarit me letraren?
Në fakt, përvoja është vetë letërsia. Duke filluar që nga shkrimtarët me përvojë të madhe si Ernest Heminguej, Tolstoj, deri te teknika dramatike e Kafkës, përvoja i ka ndihmuar shumë këta autorë për të nxjerrë vepra të pavdekshme. Edhe te shkrimtarët tanë, përvoja është vet letërsia. Pa përvojën sado që të lodhesh, do të shtrydhesh e do të shtrydhesh dhe rezultati do të jetë diçka skematike e sforcuar dhe pa ndjenjë. Pa përvojë ndodh si te ajo historia kur mali do të pjellë një mi... Veprat e shkrimtarëve me përvojë rrezatojnë harmoni. Këta shkrimtarë edhe në atë që thonë shfaqen më të qartë.
Shtrohet një pyetje tjetër në debatin e hapur prej nesh: “A mund të kemi letërsi të arrirë edhe kur mungon përvoja”?
Rastet pa përvojë kanë të bëjnë për mendimin time më shumë me një letërsi të një lloji tjetër, siç është ajo fantastiko-shkencore, por edhe ajo letërsi nuk mund të quhet thjesht pa përvojë. Edhe ajo loj letërsie krijohet mbi një bagazh të madh kulturor e shkencor.
P.sh. Kadare nuk ka pasur ndonjë eksperiencë të madhe kur ka bërë kryeveprën e tij, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”...
Kadareja që në rininë e tij të parë mund të quhet njeri me përvojë. Ndoshta ai nuk kishte vitet për të përftuar përvojën e tyre, por brenda tij kishte shqetësimin. Mënyrën për të studiuar dhe për të kapur gjërat Kadareja e kishte shumë të avancuar. Atij i mungonte vetëm përvoja jetësore, gjë që u kompensua nga parametrat e tjerë, ku qëndronte shumë lart. Shqetësimet qytetare të Kadaresë, shqetësimet e tij mbi historinë, artin e kulturën, kanë mbushur atë boshllëkun e përvojës së deriatëhershme jetësore. Mos ta marrim përvojën si një idiomë, mos ta marrim atë si një diçka abstrakte. Më përvojë le të kuptojmë mënyrën e jetesës së njeriut, shqetësimet e tij, angazhimet në jetën sociale e kulturore të vendit...
ǒmund të kujtoni për lexuesin ndonjë detaj kur përvoja juaj ka ndikuar në procesin e krijimit letrar?
Në tregime të ndryshme unë kam dashur t’i shkëputem modelit të ardhur nga përvoja. Jam lodhur shumë edhe atëherë kur përvoja ma ka sjellë fabulën e gatshme, pasi kam dashur që të gjej diçka tjetër, të ndryshme nga ajo që ka ndodhur. Por në shumë raste të tjera, shpesh më është gjendur përvoja në ndihmë të letërsisë. Përvoja nuk duhet kuptuar thjesht si biografi. Përvoja nuk është që “duhet ta hamë mollën sipas konceptit kinez, që t’ia dimë shijen...”. Ajo është kultura dhe dija praktike njerëzore e përfituar gjatë jetës.
ǒlidhje ka morali shoqëror me veprën dhe shkrimtarin?
Përgjithësisht, shkrimtarët janë njerëz me moral. Ata mund të kenë ekstremitetet e tyre, gjeste të caktuara, sporadike, por në përgjithësi janë njerëz me moral. Ndoshta ata mund të mos jenë moralizues por kanë moral. Ndërsa përsa i përket letërsisë, qysh në fillimet e saj i është thërritur moralit. Nuk duhet rrënë rob i tij, por edhe nuk mund të bësh diçka të amoralshme. Dhe amoraliteti asnjëherë nuk ka krijuar vlera. Unë nuk di raste të tilla, që një njeri amoral të prodhojë gjëra të mira apo letërsi. Moralja është në harmoni me natyrën njerëzore.
Filozofia, në ç’raport qëndron ajo me letërsinë?
Nuk ka letërsi pa filozofi, vetëm se nuk duhet kaluar masa e filozofisë në një vepër. Pra të mos filozofojmë në letërsi mbi filozofinë. Nganjëherë studiuesit kërkojnë ta errësojnë letërsinë e ta fusin në analiza dhe psikanaliza të pafundme, duke mos bërë asgjë konkrete.
A ka dallim letërsia e shkruar nga femrat, me atë të autorëve meshkuj?
Letërsia e shkruar nga një femër e talentuar nuk ka asnjë dallim, ndërsa ajo e shkruar nga një femër grafomane, thjesht sa për të qenë në modë, ka dallime të mëdha. Janë të shumta ato femra që nisin shkruajnë që në moshë të herët, e vazhdojnë pastaj edhe në adoleshencën dhe rini, por pak prej tyre bëhen dhe mbeten shkrimtare deri në fund. Krahasimi në fakt nuk mund të bëhet, sepse talenti i madh nuk pyet fare se çfarë seksi je. Gjithsesi, në realitetin ku ne jetojmë një femër e ka më të vështirë që të bëhet shkrimtare, ndonëse rastet nuk mungojnë si në letërsi edhe në fusha të tjera.
A ka rrezik të “vdesë” letërsia?
Këtë problem edhe unë e kam menduar shpesh dhe diskutuar herë pas here. Mungon në esencë një përkujdesje e institucioneve dhe strukturave përkatëse ndaj letërsisë. E kanë lënë letërsinë dhe shkrimtarin në amulli. Shteti e ka lënë jetim shkrimtarin. Sot të gjithë krijuesit kanë një liri të paorganizuar dhe nuk bëjnë asnjë gjë të re e me vlerë. Në një kohë kur jetojmë mes dramave, çuditërisht ne na mungojnë veprat dramatike. Kjo sepse letërsia është lënë mënjanë dhe shkrimtarët nuk mbështeten. Mungon letërsia shqetësuese, që të pasqyrojë problemet e kësaj shoqërie, tranzicionit, atë përditshmëri që të gjithë e jetojmë, kuptohet, në sfondin letrar. Nuk dua të them që kështu letërsia po vdes, por le të themi se ajo sa vjen e po tkurret. E pra, kjo është e pafalshme!
13 Qershor 2008