Jezusi dhe Ati
Një ditë Jezusi mbledh të gjithë fshatin ku ai jetonte dhe thote:
-Kush nga ju nuk ka bërë asnjë mëkat në jetë le të hedhë një gur këtu te kjo viza që sapo e bëra unë.
Asnjë nga fshatarët nuk po lëvizte nga vendi ndërkohë që nga qielli duket një meteorit që po drejtohej pikërisht në vendin ku ishte bërë viza...
Jezusi ngre kokën lart nga qielli:
-Po rri urtë o burrë i dheut se nuk të pyeti njeri ty...
Aksiomë policore
A e dini sa janë barcaletat mbi policët?
Përgjigje:
-Vetëm dy... të tjerat janë ndodhi të vërteta!
Plaka dhe Plaku
Duke ndenjtur plaka i thotë plakut:
-O plak, do më japësh një puthje si ma ke dhënë 50 vjet më parë?
-Po, -i thotë plaku dhe e puth.
-O plakë, po ti do më japësh një puthje si 50 vjet më përpara?
-Po, - thtoë plaka dhe e puth.
Nuk kalojnë as dy minuta dhe plaka i thotë plakut:
-O plak, kam mall të më kafshosh njëherë siç bëje dikur.
-Mirë, -i thotë plaku, prit sa të shkoj të marr dhëmbët...
13 Qershor 2008