Amerikanë e kinezë në bunkerin e Dajtit
12/01/2005 Reparti ku mbahen 16 tonë lëndë kimike me një rrezikshmëri të lartë, dje ka pasur vizitorë të rëndësishëm. Sekretin dhe kodin e hyrjes në dhomën e helmeve e dinë vetëm katër persona në Ministrinë e Mbrojtjes. Fuoristrada me targa jeshile, me shifrën 23, që të adreson mbiemrin amerikane, ka hyrë në banesën e lëndëve të rrezikshme. Për makinat që udhëtonin me sirena ndezur dera ishte e hapur, kjo e shoqëruar dhe me urdhrat e marra dhe njoftimin që kish mbërritur para autoriteteve. Oficerë të repartit të thonë se janë ekspertë amerikanë, kinezë dhe shqiptarë që kanë hyrë brenda ndërtesës, me mbrojtëset e duhura për të inspektuar zonën dhe ngarkesën.
Ekspertët
Janë të paktën 15 specialistë që kanë zbarkuar në Qafë-Mollë për të parë gjendjen dhe masat e sigurisë në të cilën mbahen lëndët, si dhe për të gjetur sa më parë mënyrën e shkatërrimit të tyre. Pritet që vizitorët të jenë për shumë ditë të pranishëm në repart, për të regjistruar gjithçka mbahet aty, por edhe për të inspektuar elementët e sigurisë të instaluar nga Ministria e Mbrojtjes.
Hibrid dhe luizit
Sipas kimistëve, fuçitë disa tonëshe kanë në përmbajtje kryesisht agjentë kimikë tepër të rrezikshëm të tipit hibrid dhe luizit. Këta elementë kanë aftësinë që të asgjësojnë në masë në rast se përdoren. Sipas ekspertëve, kjo ndërtesë në të cilën janë lëndët kimike, ruhet në kushtet maksimale të sigurisë, qysh prej tre vitesh, me derë hermetike prej çeliku, me kod, me kartë dhe me dy çelësa. Sekretin e kësaj dere për ta hapur e dinë vetëm katër persona në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërtesa
Ndërtesa është një katëshe, tip magazinë, e lyer e gjitha me vija të lakuara në ngjyrë të ndezur. Ka katër dritare të vogla afër çatisë dhe një derë kryesore përballë tuneleve në distancë!. Ndërsa për të hyrë të paktën në rrethinat e repartit, duhen një sërë lejesh, e para nga ministria, tjetra nga reparti qendror dhe më pas duhet të jesh i shoqëruar. Për të hyrë në rrethimin prej teli të kësaj godine, është absolutisht e ndaluar. Askush nuk hyn aty, përveç specialistëve apo eprorëve të Ministrisë si dhe ekspertëve të huaj, shoqëruar nga autoritetet e larta ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ka caktuar për repartin e vetëm me lëndë kimike në të gjithë Shqipërinë tre turne ushtarësh, 24 orë kamera vëzhguese dhe në rastin më të keq, atëherë kur dritat ikin, një gjenerator është në gatishmëri. Në brendësi të repartit duket një lokal i vogël. Ka disa fuçi gjigante në ngjyrë jeshile, që me siguri përmbajnë karburant. Këto janë masat "Majko" për tonelata me lëndë vrasëse në repartin e largët në Dajt.
Lëndët u denoncuan në Hagë në 2003-shin
Zyrtarisht, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, deklarojnë se prania e lëndëve kimike pak kilometra larg kryeqytetit, është identifikuar prej vitesh. 16 tonet janë deklaruar nga pala shqiptare në fund të vitit 2003 në Hagë, gjatë marrëveshjes për shkatërrimin e tyre. Ndërkohë që vendi ynë është në nivel bisedimesh me shtete të tjera, për llogaritjen e shumës që do të duhet për shkatërrimin e kësaj sasie të rrezikshme. Megjithëkëtë burimet shprehen se, projekti ka parashikuar të harxhohen rreth 30 milionë dollarë vetëm për këtë asgjësim, synimi i të cilit është të mos lerë ndotje ekologjike. Kështu, sipas përllogaritjeve për asgjësimin e një kilogrami lëndë të tillë, kostoja që do të harxhohet është të paktën 8 dollarë, ndërsa do të duhet një teknologji tepër e sofistikuar për vënien në jetë të këtij plani. Aktualisht, kimikatet do të qëndrojnë në repartin ushtarak të paktën edhe për 11 muajt e ardhshëm, gjer në fund të vitit të kaluar.
Reportazh në vendin ku gjendet "bunkeri", arma e vrasjes
Në Qafë-Mollë, ku gjendet reparti kimik
Rruga tek i ngjitesh Dajtit, sikur të çliron duke të larguar nga tymrat, nga pluhurat që sa vijnë e i shtohen Tiranës. Blerimi i vonuar, por jo i munguar, fsheh surpriza të tjera. Makina ngecet në rrugën në pikë të hallit drejt repartit... Aty ku flenë prej vitesh lëndë vdekjeprurëse, tërë rrezik, e për jo pak kohë në mëshirë të fatit. Bunkeri vrasës është vetëm disa kilomtra larg kryeqytetit. Në Qafë-Mollë banorët janë indiferentë, ndonëse pranë tyre shihen e ngrysen tonelata lëndë vdekjeje...
Bunkeri
Ka helme këtej o mik, apo është vend sekret? Një banor rreth të 50-ave flet duke qeshur. "Po ç'sekret o vlla, atë e dinë dhe shkurret. Ja aty, bën me dorë ish-ushtaraku, është reparti i lëndëve kimike. E çfarë ka këtu për sekret shtetëror? Ku është reparti i lëndëve kimike? Vite më parë, kjo zonë ka qenë fare e paruajtur, është përballë fshatit tim, askush nuk hynte këtu, sepse dihej që ishin të rrezikshme?!”. Oficeri I.M., ka shërbyer në dy reparte dhe di fare mirë për bunkerin ku ruhen ato të mallkuara helme, shton ai. E nuk janë pak, por afro 16 tonë, një sasi me rrezikshmëri tepër të lartë, nëse dikush tenton t'i përdorë. Një gardh i thjeshtë, rrethuar me tel me gjemba, pa ndonjë përforcim a masë sigurie të tepruar. Kjo është adresa e lëndëve kimike që ka çuar alarmin jo larg Dajtit.
Ndal, zonë ushtarake
Sapo shkëputesh nga rruga kryesore, dallohet në krahun e djathtë postblloku prej hekuri, që paralajmëron një zonë të pakalueshme ushtarake. Duhet të udhëtosh në këmbë rreth 150 metra në një rrugë të pashtruar, derisa një tjetër postbllok prej hekuri përsërit ndalimin e kalimit më tej. Ultimatumi i tretë është i fundit. Shkruar me një bojë që sa vjen e zbehet lexohet: “Zonë rreptësisht e ndaluar për personat e paautorizuar. Zonë ushtarake”. Te porta një ushtar i ri me automtik. Pak metra më tutje një tjetër ushtar në vendqëndrimin e tij prej betoni, lyer me ngjyra. Ka dhe të tjerë ushtarë në vendet e tyre të caktuara që në turnin e parë. 53-vjeçari I.M., të tregon se brenda repartit duhet të kalosh vendin ku ulen helikopterët dhe të shkosh në rrethimin e dytë me gjemba me tela...
Nënkolonel Fadil Vucaj: “Kimikatet, tepër të rrezikshme"
Sa të rrezikshme janë lëndët që gjenden në këtë repart?
Janë të rrezikshme, duhet ta dinë të gjithë shqiptarët se, nëse bien në duar të tjera, ato shkaktojnë dëme dhe asgjësime të mëdha. Por duhet ta dinë gjithashtu se këto lëndë ruhen në masa të rrepta sigurie.
A ka reparte të tjera të ngjashme në Shqipëri?
Jo, në mënyrë absolute jo. Ky është reparti i vetëm ushtarak që ka agjentë kimikë. Ne po punojmë me vende të tjera për t'i shkatërruar dhe, kështu Shqipëria besojmë se do të bëhet vendi i parë në botë që nuk ka lëndë të tilla.