Brojka: Kjo është lëvizje për të dalë nga kriza
11/01/2005 Albert Brojka, një prej ish-eksponentëve kryesorë të PD-së, shprehet se ngritja e Komitetit të Orientimit të Politikës është një lëvizje e kryetarit të PD-së për të dalë nga kriza e përfaqësimit. "Afrimi i intelektualëve pranë një partie dhe thithja e vlerave nga shoqëria është gjithnjë hap pozitiv dhe për t'u përshëndetur. Por në këtë lëvizje duket se ka një kontradiktë të madhe, sidomos kur deklarohet se do të jenë këta, që do të bëjnë programin e PD-së. Po njerëzit, që kanë drejtuar deri më tani PD-në, nuk qenkan të aftë të bëjnë programin e partisë. Unë njoh njerëz që drejtojnë sot PD-në, që ndoshta kanë një CV shumë më të pasur se ata që prezantoi kryetari". tha Brojka. Nga ana tjetër, Brojka u shpreh se ngritja e KOP-it është një lëvizje e kryetarit Berisha, për të dalë nga kriza që ka përfshirë PD-në. "Mua më dukët më shumë një lëvizje për të dalë ngë ngërçi, që ka përfshirë PD-në. Në një kohë që mazhoranca po bëhet gati të lërë pushtetin, sepse nuk mund ta tolerojë as komuniteti ndërkombëtar që një Fatos Nano të rrijë 12 vjet në pushtet, ti nuk je në gjendje të bësh as një program partie. Por, pavarësisht nga kjo, kushdo qoftë qëllimi, e thashë dhe më lart, është një hap pozitiv të kesh një strukturë me përfaqësues të Shoqërisë Civile, pa i anëtarësuar në parti", tha Brojka.