E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët, ankohen të Berisha për biznesin

Qeveria duhet të konsultohet më shumë me biznesin, kur harton ligje apo vendime, të cilat prekin drejtpërsëdrejti biznesin. 

Jo pak herë sipërmarrësit janë ankuar se qeveria nuk ka kërkuar sugjerimin e tyre për hartimin e projekteve fiskale. Pikërisht për të zgjidhur këtë problem Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Kryeministrit Berisha, një takim për të diskutuar mbi faktin se shumë nga komentet e ofruara nga biznesi kohët e fundit në lidhje me projektligjet që harton qeveria nuk janë marrë në konsideratë. Gjatë takimit të djeshëm presidenti i AmCham Philip Bay e ka njohur Berisha me punën që bën AmCham në mbrojtje të interesave të biznesit dhe zhvillimin e klimës së biznesit në vend. Në këtë kuadër janë vlerësuar mjaft ndryshimet e fundit legjislative të ndërmarra nga qeveria që nga shkurtimi i kohës dhe kostos së licencimit, taksa e sheshtë etj. Pikërisht gjatë takimit të djeshëm u fol për format e hapura të dialogut që biznesi kërkon të ketë me qeverinë, si dhe angazhimin maksimal të biznesit në diskutime, kur bëhet fjalë për hartimin e ligjeve që prekin drejtpërdrejt aktivitetin e biznesit, në mënyrë që të evitohen problemet e mundshme gjatë zbatimit të ligjit. Ligji i Gjobave ka qenë një ndër projektet fiskale më të kundërshtuara nga biznesi vendas. Por pavarësisht kundërshtimeve të biznesit qeveria vendosi ta miratojë atë. Por pas ankimit të biznesit në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit i dha të drejtë biznesit. Ndryshimet e bëra janë reflektuar edhe në ligjin e ri "Për procedurat tatimore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›