Shehu: Ja si do të kryhet kompensimi për pensionistët
Pensionistët do të përfitojnë 500 lekë në muaj si kompensim, ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Fabiola Çela
Në një prononcim për mediat zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu është shprehur se nga ky vendim i qeverisë do të përfitojnë edhe individët e tjerë që përfitojnë asistencë sociale. Ndërkohë, dy ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kompensimin me 500 lekë në muaj të familjeve buxhetore që kanë një pagë nën 35 mijë lekë.
Kompensimi
Rritja e çmimit të dritave do shoqërohet me kompensimin e shtresave në nevojë, pasi kjo kategori është më e prekur ndaj tarifave të reja të energjisë elektrike. Sipas Shehut, Ministria e Financave është në përgatitje e sipër së të gjitha listave të përfituesve të ligjshëm të kompensimit. Gati 2 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, të cilat do të përdoren për këtë proces. Sipas zëvendësministrit të Financave skema e kompensimit do të jetë e njëjtë me atë që është përdorur në vitin 2006. "Ministri ka listuar të gjithë kërkuesit, kanë bërë miratimin e të gjithë atyre personave që plotësojnë kriteret për përfitimin e kësaj asistence dhe me vendimin e dy ditëve më parë të qeverisë është bërë dhe shpërndarja e fondeve me qëllim që, njerëzit të marrin atë që u takon nga kompensimi i energjisë elektrike", është shprehur Shehu.
Çmimi
Që nga 1 marsi i këtij viti klientët që konsumojmë më shumë se 300 kwh në muaj paguajnë më shumë para për çmimin e energjisë elektrike. Sipas vendimit të marrë nga enti rregullator i energjisë i cili ka hyrë në fuqi, që në mars të këtij viti çmimi mesatar i energjisë është 8.23 lekë/kwh. Për jo familjarët çmimi është rritur me 19 për qind, duke arritur në 8.73 lekë/kwh. Sipas vendimit të ERE-s për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh çmimi i energjisë çmimi i energjisë nuk ka pësuar rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh vazhdon të jetë 7 lek/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër e konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë çmimi është 12 lekë/kwh. Pra për bandën deri në 300 kilovat rritja e çmimit është zero ndërsa, për bandën e dytë mbi 300 kwh rritja është 71.4 për qind. Por pavarësisht se çmimi i energjisë u rrit në mars, sipas drejtuesve të KESH-it, kjo rritje është e pamjaftueshme. Sipas tyre, çmimet e energjisë në rajon janë rritur së tepërmi, çka ka shtuar edhe më shumë shpenzimet e korporatës për të blerë energji. Të njëjtin mendim kanë edhe ndërkombëtarët, sipas të cilëve çmimi i energjisë duhet të vazhdojë të rritet.