Shoqëria civile: Alarm për reformën zgjedhore
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut shprehën dje shqetësimin e tyre në një komunikim me mediat për vonesat e pajustifikuara për reformën zgjedhore.
Vasilika Hysi, Elsa Ballauri dhe Njazi Jaho, theksuan çështjet mbi të cilat partitë duhet të punojnë në Kuvend me ekspertë zgjedhorë për të konkretizuar në Kodin e ri Zgjedhor të gjitha rekomandimet që OSBE-ODIHR kanë bërë pas zgjedhjeve të fundit në Shqipëri. Drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Ballauri, tha se emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtat e tyre kushtetuese për të votuar. "Megjithëse zgjidhja e këtij problemi nuk është e lehtë, ai do të kërkonte një regjistër të të gjithë emigrantëve nga shteti shqiptar në vendet ku punojnë. Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, kërkoi nga qeveria përshpejtimin e procesit të prodhimit dhe të shpërndarjes më pas të kartave të identitetit, si një nga standardet e munguara të zgjedhjeve në Shqipëri që prej 1992. Përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan nga politika, që në bërjen e Kodit të ri Zgjedhor, të rishikohet neni që trajton çështjen e referendumeve. Konstitucionalisti i njohur, Njazi Jaho, dha alarmin për kohën e pamjaftueshme për realizimin si duhet të reformës zgjedhore, nën një diskutim të gjerë me ekspertët dhe jo vetëm me politikanët. "Një projektligj i thjeshtë kërkon disa muaj kohë të përgatitet, ndërsa reforma zgjedhore duket se do të kalojë me shumë më pak kohë se një ligj i zakonshëm. Kjo do të sjellë pasoja në plotësimin e standardeve zgjedhore", tha Jaho.