E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super-Kroacia e turpëron Gjermaninë

Kombëtarja Gjermane ka marrë humbjen e parë në evropian në ndeshjen e dytë në grup kundër Kombëtares kroate me rezultatin e ngushtë 2-1. 

Me këtë fitore të arritur kundër favorites kryesore për fitimin e grupit B, Gjermanisë, skuadra e trajnerit Slaven Biliç ka marrë tashmë e vetme kryesimin e grupit pas dy fitoresh. Ndërkohë që për kombëtaren gjermane e cila drejtohet nga trajneri Joakim Lëv gjërat janë vështirësuar disi më shumë, pasi në ndeshjen e fundit që do të luhet të hënën kundër vendit organizator Austrisë do të jetë një finale e vërtetë. Edhe në këtë ndeshje Joakim Lëv i kishte besuar të njëjtit formacion që fitoi kundër Polonisë me rezultatin 2-0. Shansi i parë i ndeshjes është shënuar në minutën e 24-t që ka qenë njëkohësisht edhe goli i avantazhit për përfaqësuesen Kroate me anë të Darijo Srna. Pas këtij goli të pësuar skuadra e Lëv ka humbur tërësisht kontrollin e lojës duke i dhënë shumë fushëveprim lojtarëve kroatë. Vetëm me fillimin e pjesës së dytë gjermanët kanë qenë më dominues dhe kanë punuar më shumë nga krahët. Ndryshimet taktike të marra nga Joakim Lëv në pjesën e dytë duke aktivizuar nga krahu i djathtë David Odonkor loja e gjermanëve ka qenë më sulmuese, por goli ka ardhur sërish nga ana e Kroatëve të cilët me fat kanë arritur të shënojnë edhe golin e dytë të takimit në minutën e 62 me anë të sulmuesit Ivica Oliç. Edhe pse kanë pësuar golin e dytë gjermanët nuk janë tërhequr dhe kanë vazhduar sulmet e tyre të cilat janë shpërblyer vetëm dhjetë minuta përpara përfundimit të komplet takimit, ku sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Lukas Podolski ngushton rezultatin nga një gjuajtje e fortë brenda zonës. Minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë shumë të acaruara ku mesfushori i përfaqësueses Gjermane, Bastian Shvajnshtaiger del në minutën e 90-t me kartonin e kuq.
Austri-Polonia 1-1
Ka ardhur dhe pika e parë në këtë evropian për një nga vendet organizatore. Kombëtarja Austriake ka barzuar në minutat e kohës shtesë kundër Polonisë me rezultatin 1-1. Me këtë barazim të arritur në minutat e fundit përfaqësuesja Austriake e drejtuar nga trajneri Josef Hikersberger ka mbajtur ende hapur shpresat për kualifimin në turin tjetër, gjithnjë nëse arrihet një fitore në ndeshjen e fundit në grup ditën e hënë kundër përfaqësueses gjermane, të cilës i nevojitet vetëm një barazim për të kaluar në çerekfinale. Ndeshja e luajtur në Vienë përpara 51.428 tifozësh ka filluar mjaft mirë për skuadrën austriake e cila në 15 minutat e para të ndeshjes duhet të kishte shënuar të paktën tre gola në portën e polakëve. Shanset më të mira i ka shpërdoruar Martin Harnik në minutën e 11-t dhe 14-t si edhe Kristof Laitgeb në të 16-n. Edhe në këtë ndeshje si në ndeshjene parë kundër Kroacisë u vu re mjaft qartë difekti i madh që ka skuadra Austriake, i cili është mosshfrytëzimi i rasteve të shumta për të shënuar. Goli i avantazhit për skuadrën e drejtuar nga holandezi Leo Benhaker u shënua në minutën e 30-t nga braziliani i natyralizuar Roger Guereiro. Ndërkohë që në pjesën e parë lojtari më i mirë në fushë për polakët ka qënë portieri Artur Boruc, i cili ka shpëtuar disa herë portën e tij në situacione një kundër një. Goli i barazimit për vendasit ka ardhur vetëm në minutën e parë shtesë pasi një penalltie të akorduar nga gjyqtari i ndeshjes në favor të përfaqësues austriake.

KROACI - GJERMANI 2-1
Golat: 24' Srna, 62' Oliç / 79'Podolski
Kroaci: Pletikosa, Korluka, R. Kovaç, Simuniç, Pranjiç, Srna (80' Leko), N. Kovaç, Modriç, Rakitiç, Kranjcar,(85' Knezeviç), Oliç, (72' Petriç).
Trajner: Slaven Biliç
Gjermani: Lehman, Jansen (46' Odonkor), Mertesaker, Mecelder, Lahm, Frings, Balak, Podolski, Fritc (82' Kuranji), Gomez (66' Shvajnshtaiger), Klose.
Trajner: Joakim Lëv
Kartonë të verdhë: Srna, Simuniç, Modriç, Leko / Lehman, Balak
Kareton i kuq: Shvajnshtaiger
Gjyqtar: De Blekere(Belgjikë)

AUSTRI - POLONI 1 - 1
Golat: 90' Vastiç (pen)/ 30' Guereiro
Austri: Maço, Garics, Prëdl, Stranzl, Pogatetz, Laitgeb, Aufhauser, Ivanshitz, Korkmaz, Harnik, Linz.
Trajner: Jozef Hikersberger
Poloni: Boruc, Vasilevski, Jop, Bak, Zevlakov, Dudka, Levandovski, Krzynovek, Guereiro, Saganovski, Smolarek.
Trajner: Leo Benhaker
Kartonë të verdhë: Korkmaz, Prëdl/ Vasilevski, Krzynovek, Bak
Gjyqtar: Veb (Angli)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›