Gati raporti, Mediut i hiqet imuniteti më 16 qershor
Imuniteti i deputetit Fatmir Mediu do të hiqet në seancën e pasdites së datës 16 qershor. Këtë e bëri publike Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në seancën parlamentare të së enjtes.
bledar hoti
Pas kësaj deklarate, në orën 13:00 u mblodh Këshilli për Imunitetin e Rregulloren, duke ballafaquar dy variantet e raportit të hartuar nga ana e dy relatorëve, Arjan Madhi i PR-së dhe Besnik Dervishi nga PS-ja. Anëtarët e këtij këshilli janë njohur dje me dy materialet paraprake, duke dhënë dhe mendimet përkatëse mbi kërkesat dhe qëndrimet e mbajtura nga ana e deputetëve relatorë. Në njoftimin për shtyp të Kuvendit bëhet e ditur se të gjithë anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në unanimitet shprehën edhe një herë qëndrimin e tyre pro heqjes së imunitetit të deputetit Mediu. Por në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se një pjesë e deputetëve të opozitës nuk kanë qenë dakord në lidhje me materialin e paraqitur nga ana e republikanit Madhi. Edhe pse këshilli është pro heqjes së imunitetit të deputetit Mediu, përplasja lidhet me faktin se në raportin e maxhorancës nuk i jepet të drejtë Prokurorisë së Përgjithshme për provat e paraqitura në lidhje me fajësimin e ish-ministrit për fabrikën e demontimit në Gërdec, ku nga shpërthimi më 15 mars vdiqën 26 persona e dhjetëra të tjerë u plagosën. Në raportin e hartuar nga ana e Madhit, jepet fakti i mos përfshirjes nga ana e organit të akuzës të rolit që ka pasur Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura. Pra, roli i ushtrisë në këtë proces pritet të përdoret edhe fakti se "të gjitha forcat e armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë kanë qenë në dijeni të asaj që bëhej në Gërdec, pra merrnin njoftime për sasinë e municioneve dhe jepnin të dhënat". Deputetët kanë marrë në dorë materialet e paraqitura nga ana e Madhit dhe Dervishit, ndërsa mësohet se edhe deputeti Koçi ka pretenduar se në raportin e integruar të përfshihen edhe qëndrimet e tij për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në pikat e tij, Koçi e cilëson të drejtë kërkesën e kryeprokurores Ina Rama për heqjen e imunitetit të kreut të PR-së. Ndërsa në raportin e tij, Dervishi jep tetë arsyet për pranimin e kërkesës për heqjen e imunitetit. Në konkluzionet përfundimtare, socialisti thekson se heqja e imunitetit lidhet se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe deputeti, për të cilin organi i akuzës kërkon ndjekje penale për të. "Këshilli duke pasur parasysh zbatimin me përpikmëri të procedurave të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit; evitimin dhe shmangien e vonesave të panevojshme në shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë dhe të gjithë procesit në Këshill; vullnetin e deklaruar të të gjithë spektrit politik në favor të mos përdorimit të imunitetit parlamentar, kur kërkohet hetimi nga organi i Prokurorisë; deklarimin e deputetit Fatmir Mediu për të lënë imunitetin parlamentar në shërbim të hetimit të ngjarjes, i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë të votojë pro dhënies së autorizimit për procedim penal ndaj deputetit Fatmir Mediu", thuhet në relacionin e PS-së. Mbledhja e fundit e këshillit do të bëhet të hënën paradite. Anëtarët e Këshillit do të japin mendimet e tyre në lidhje me raportin final. Propozimet e tyre pritet të shkrihen në një të vetëm. Votimi pritet të bëhet në seancën e së hënës pasdite. Në këtë seancë pritet të flas edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.