E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRT miraton 23 sheshe ndërtimi

VLORE - Miratimi i një numri të konsiderueshëm sheshesh ndërtimi dhe dhënia e lejeve për ngritjen e objekteve të reja ka qenë rezultati i mbledhjes së djeshme të KRRT-së. 

Plot 23 sheshe dhe 22 leje, të cilat përkojnë me ndërtime nga 1 deri në 8 kate, si dhe studim i zonës në Ujin e Ftohtë, ku do të ngrihet një kompleks turistik. Ky studim disa hektarësh, i cili parashikon infrastrukturën, kanalizimet dhe ndriçimin është miratuar me shumicë votash. Por, përballë këshill-tarëve janë vënë disa banorë, ish-punonjës të NB-së, të cilët pretendojnë se janë pronarë të një pjese të tokës, në bazë të ligjit 7501. Pasi janë konsultuar me dosjet, këshilli teknik i bashkisë ka dhënë OK, për miratimin e tyre. Gjatë mbledhjes, kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka kërkuar përcaktimin dhe matjen e gjatësisë lineare të vijës së verdhë të qytetit, punë kjo e papërfunduar ende nga strukturat përkatëse.                                 q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›