Amerikanët e fushatave elektorale të partive kryesore shqiptare
Kompanitë amerikane organizojnë paraqitjen elektorale të partive në Shqipëri. PD, PS, dhe LSI kanë përfunduar kontratat, “Poli i lirisë” ende në pritje
Eljona Ballhysa
Që prej zgjedhjeve të vitit 2005 tashmë është bërë traditë në Shqipëri që partitë të bëjnë kontrata me kompani për organizimin e fushatës elektorale. Edhe në zgjedhjet e 2009-s tri partitë kryesore parlamentare kanë përfunduar kontratat e kompanive, ndërsa koalicioni i dytë i djathtë, “Poli i lirisë”, është ende në negociata. Që të tria partitë shqiptare, si Partia Demokratike, Partia Socialiste, ashtu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kanë drejtuar sytë nga Amerika për të tërhequr kompani konsulente. Duket se liderët drejtues të këtyre partive janë frymëzuar së tepërmi nga fushata e fundit presidenciale e organizuar në SHBA. Partitë shqiptare mendojnë t’i përdorin këto kompani edhe për të tërhequr mbështetjen e elektoratit për teknikën organizative apo konsultimet. Kompani të tilla gëzojnë eksperiencë të suksesshme pasi kanë menaxhuar fushatat e ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke bërë kontrata me kompani të tilla, si PD-ja, PS-ja, ashtu dhe LSI-ja konfirmojnë qartë se hyjnë në zgjedhje me pretendimin për të qenë forca fituese.
Demokratët
Partia Demokratike mësohet se ka kontratuar për organizimin e fushatës elektorale një ndër kompanitë më të njohura amerikane, e cila së fundi ka organizuar edhe fushatën presidenciale të Hillari Klintonit. “Penn, Schoen & Berland Associates” (PSB) është një kompani e mirëkualifikuar në organizimin e fushatave të suksesshme politike. “PSB” ofron një shërbim të plotë politik, duke përfshirë këshilla për menaxhimin e fushatës si dhe për reklamat televizive. Kjo kompani i ka zyrat e saj në Nju Jork, në Uashington dhe në Denver. Kompania drejtohet nga Mark Pen, Marcela Berland, Mat Karter, Andrju Klaster dhe Xhoshua King, i cili ka qenë dhe drejtor i Produksionit gjatë fushatës presidenciale të Bill Klintonit. Burime nga qeveria dhe nga PD-ja konfirmojnë kontraktimin e kësaj kompanie, e cila pritet së shpejti të stacionohet pranë selisë blu. Por burimet nuk bëjnë të ditur shumën financiare me të cilën e kanë kontraktuar këtë kompani. Në informacionin e dhënë në faqen e internetit, përsa i përket politikës, “PSB” garanton fitoren e kandidatëve në gara të vështira. Duke u bazuar në të përditshme “Washington Business Forward”, “kompania “PSB” ka një reputacion si mbështetëse e partive demokratike, duke bashkëpunuar ngushtë me administratën e presidentit Bill Klinton, ashtu dhe me senatoren Hillari Klinton”.
E përditshmja angleze “The Daily Telegraph”, në vitin 2005 shkroi se kryeministri britanik Toni Bler rekrutoi shërbimin e “PSB”-së gjatë zgjedhjeve në Britaninë e Madhe.
Socialistët
Burimet kanë bërë të ditur se fushata elektorale e Partisë Socialiste do të menaxhohet nga kompania “Kidron Strategies”, e cila drejtohet nga amerikano-izraeliti George Birnbaum. Kjo kompani i është sugjeruar kreut të PS-së Edi Rama nga strategu kryesor i tij i fushatës së zgjedhjeve të 2007-s, Arthur J. Finkelstein. Drejtuesi i kësaj kompanie, George Birnbaum, ka drejtuar fushatat elektorale të presidentëve amerikanë, Riçard Niksonit, Ronald Reganit, të ish-kryeministrave të Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Ariel Sharon. Drejtuesi i kësaj kompanie, George Birnbaum, është një person që është marrë më zhvillimin e sondazheve të ndryshme, është konsulent politik, konsulent mediatik dhe specialist përsa u përket këshillave për zhvillimin e biznesit.
Ai ka qenë këshilltar kryesor në kompani të ndryshme biznesi në SHBA dhe në Izrael.
George Birnbaum gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit për Marrëdhëniet Publike të një organizate që promovon financat e lobit izraelit në SHBA. Ai ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanjahu në vitet 1999-2000. Birnbaum jep leksione në mbi 30 universitete në SHBA.
LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim është e para forcë politike që nënshkroi një marrëveshje kontraktimi për strategjinë e fushatës elektorale. Ajo është kompania e njohur amerikane "Greenberg Quinlan Rosner Research". Kjo kompani është e famshme pasi menaxhoi fushatën elektorale për zgjedhjen e Bill Klintonit, president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania u krijua në vitin 1980 nga Stan Greenberg. Në faqen zyrtare të kompanisë “Greenberg Quinlan Rosner's” shkruhet se çelësi i suksesit të kësaj kompanie është se ata punojnë për liderët progresivë ndërkombëtarë. “Rekordet tona janë: fitorja në zgjedhjet presidenciale në vitin 1992 e Bill Klintonit; tre fitoret e Toni Blerit në Britani; fitorja në vitin 1998 e Gerard Shrënderit; fitorja e zgjedhjeve presidenciale e Nelson Mandelës; zhvillimi i fushatës zgjedhore në 1999-n dhe 2001-shin për kryeministrin e Izraelit Ehud Barak”, - shkruhet në faqen e internetit të kësaj kompanie.
4 Qershor 2009