E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka i dërgon letër OSBE/ODIHR-it: “TVSH-ja censuron lajmet për Polin e Lirisë”



Poli i Lirisë ka denoncuar dje atë që e quajti deformimin e fushatës mediatike zgjedhore nga binomi PD-PS. Ndërsa kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ka dërguar një letër OSBE/ODIHR-it, në të cilën ka renditur shkeljet ligjore të Televizionit Publik Shqiptar, që sipas Ndokës ka censuruar transmetimin e aktiviteteve të PDK-së dhe të koalicionit “Poli i lirisë”. “Të vetëdijshëm se përgjegjësia e gabimeve të rënda të 18 viteve të shkuara: pabarazia para ligjit, korrupsioni, mungesa e transparencës, mungesa e plotë e vizionit ekonomik, i takon sa njërës palë aq edhe tjetrës, të dy këto parti kanë kaluar në debate formale, të mërzitshme dhe boshe, duke iu shmangur problemeve që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare. Në qendër të këtyre debateve nuk qëndron qytetari shqiptar me hallet dhe dëshirat e tij, por gjuha e interesave të përbashkëta të oligarkisë politiko-financiare të binomit PD-PS”, - është shprehur dje gjatë një deklarate për shtyp, anëtari i Polit të Lirisë, Apollon Baçe. Në emër të këtij koalicioni Baçe u bën ftesë dy partive të mëdha që të krahasojnë programet elektorale me Polin e Lirisë në debatet televizive.

4 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›