Meta: “Programi ynë për punësimin nxjerr 1 milion shqiptarë nga varfëria”
LSI-ja hap fushatën elektorale në qarkun e Tiranës, në Pallatin e Kongreseve. Meta: “Do ta fitojmë betejën e 28 qershorit dhe do të largojmë ata që keqqeverisën vendin”
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për qarkun e Tiranës në një takim të madh të organizuar në Pallatin e Kongreseve. Drejtues dhe kandidatë të LSI-së në zgjedhjet e 28 qershorit kanë shpalosur para të pranishmëve programin qeverisës së LSI-së, “Koha për veprim”, program i cili përmban zgjidhjet për problemet e shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim hyn në zgjedhjet e 28 qershorit me një program të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza. Meta tha se prioriteti i LSI-së për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës është një prioritet konkret dhe i realizueshëm, dhe jo si shifrat dhe tullumbacet elektorale, që premtojnë partitë e tjera. Meta tha se nga programi i LSI-së për punësimin do të dalin mbi 1 milion shqiptarë nga varfëria.
Programi
Meta tha se LSI-ja hyn në zgjedhjet e 28 qershorit si garancia e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, duke pasur një program të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta futur në rrugën e zhvillimit. “Ne vijmë me një plan veprimi konkret, realist, tokësor dhe ambicioz për 4 vitet e ardhshme. Ne vijmë me një program i cili synon t’u japë dorën për t’i nxjerrë nga pragu i varfërisë 800 mijë deri në 1 milion shqiptarë sot. Tre janë prioritete kryesore të programit të LSI-së: punësimi, punësimi dhe përsëri punësimi. Jo si retorikë, por si një qartësi dhe vendosmëri për të orientuar zhvillimin e vendit, me funksion punësimin, si një domosdoshmëri që nëpërmes punësimit të qëndrueshëm të luftojmë varfërinë dhe ta shporrim njëherë e mirë nga familjet shqiptare gjatë 4 viteve të ardhshme. Një javë pasi në emrin tuaj unë prezantova objektivin tonë të LSI-së për të hapur 100 mijë vende të qëndrueshme pune gjatë 4 viteve të ardhshme. Kryeministri në largim lëshoi një tullumbace duke thënë se ai do të hapte 300 mijë vende pune në 4 vitet që vijnë. Dy javë më pas dikush i tha se ai nuk merr vesh nga shifrat se ia kishte futur fare kot dhe e uli deri në 160 mijë. Po si mundet të garantojë objektiva të tillë një kryeministër që prej disa muajsh nuk e pranon ndikimin e krizës në ekonominë tonë, i cili prej disa muajsh nuk i takon përfaqësuesit e biznesit më të madh punëdhënës në Shqipëri, i biznesit fason që punëson 100 mijë gra dhe vajza në Shqipëri dhe që përfaqëson volumin më të madh të eksporteve drejt BE-së 500-600 milionë euro”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Kandidatët
Meta falënderoi të gjitha ekspertët vendas dhe të huaj, të cilët bashkëpunuan për hartimin e programit qeverisës së LSI-së. Ai falënderoi gjithashtu edhe kompaninë amerikane “Greenberg Quinlan Rosner”, e cila po menaxhon fushatën e LSI-së dhe shprehu bindjen për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i LSI-së shprehu vlerësim të veçantë për kandidatët e LSI-së në këto zgjedhje, duke deklaruar se LSI-ja hyn në këto zgjedhje me një ekip kandidatësh me vlera dhe potenciale. “Dua të falënderoj të 140 kandidatët e LSI-së, një pjesë e mirë e të cilëve janë duke punuar në terren sepse ne nuk luftojmë në këto zgjedhje as për të marrë 71 deputetë, as për të marrë 35 deputetë, ne luftojmë në këto zgjedhje për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, duke nisur nga agimi i 29 qershorit. Ne luftojmë në këto zgjedhje për të garantuar 100 mijë vende të reja të qëndrueshme pune në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes tonë. Ne luftojmë në këto zgjedhje për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë, për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve nga ata që në kundërshtim me vullnetin dhe referendumin e shqiptarëve ia ndryshuan natën Kushtetutën më 21 prill, vetëm për interesa personale dhe korruptive. Ne punojmë dhe luftojmë në këto zgjedhje për t’u dhënë shpresë dhe perspektivë të gjithë shqiptarëve këtu dhe gjithë shqiptarëve dhe vëllezërve tanë kudo ku janë, sepse ata janë pjesë e jona, pjesë e atdheut tonë të dashur”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
4 Qershor 2009