Kursi i ri i Principatës

13/04/2005 Ka të paktën një vit që trashëgimtari i Fronit, Alberto, përgatitet për hapin e madh. Dhe ardhja e tij është vetëm akti përfundimtar i një rinovimi që, nga hotelet, te jeta e natës ka përfshirë të gjithë aspektet e jetës së shtetit të vogël
“Në këta muajt e fundit, mund të prekësh me dorë ndryshimin breznor. Nuk shoh më të njëjtat fytyra. Ka të rinj të sapodiplomuar, vajza të bukura nga Torino e Milano. Edhe kazinoja është rinuar. Nuk shiten më të njëjtat xhetona”, thotë Emilio Fede, një frekuentues i rregullt i Monte-Karlos. “Deri disa vjet më parë, vende të tillë ishin vetëm për pak të pasur mbi të gjashtëdhjetat. Sot janë nipërit e tyre. Dhe fitojmë të gjithë”
Pas vdekjes së Ranierit, Monte Karlo ka një veshje krejt të ndryshme: atë të mbretërisë së Albertos. Pas perëndimit të epokës Ranieri, trashëgimtari i fronit ndodhet tashmë përballë drejtimit të principatës. Një hap për të cilin Alberto kish të paktën një vit që përgatitej. Jo vetëm duke u bërë krahu i djathtë i të atit gjatë ceremonive zyrtare, por edhe me një veprimtari intensive dhe të heshtur diplomatike brenda qeverisë.
Simbol i kursit të ri është hoteli faraonik që Société des Bains de Mer, pronë e familjes Grimaldi do të inaugurojë në tetor. I ndërtuar mbi rrënojat e Paradiz, diskoteka mitike e viteve nëntëdhjetë, me një heliport në tarracë, një impiant termal dhe një kazino format Svarovski, ai do të jetë një parajsë e vërtetë për të gjithë rusët dhe skandinavët, të cilët prej disa vitesh mbushin arkat e principatës. Një tentativë për të rinuar imazhin e Monakos, përmes një turizmi të elitës. Familja Pasteur, e cila ndjek si gjithmonë iniciativat më të rëndësishme në Monte Karlo është e impenjuar në një seri kantieresh përgjatë ish-hekurudhës: aty do të jetë qendra e re rezidenciale e Roccas. Një seri pallatesh të shitur me 20 mijë euro metri katror, ku do të gjejnë strehim qytetarë të vjetër e të rinj (këtë vit janë afro 36 mijë, më shumë italianë dhe francezë).
Flitet me këmbëngulje edhe për një tjetër projekt ambicioz: ai i ndërtimit mbi ujë, sipas modelit të Dubait. Kjo do të zgjidhte problemin koronik të mungesës së hapësirave të reja ndërtuese, që i ka dalë Monakos prej dhjetë vitesh. Në studim janë disa projekte gratacielash të kristalta, të ndërtuara mbi një gadishull artificial që do të lidhte 'Hotel de Paris’ me Jimmi'z. “Eshtë e vërtetë, ka një eufori të çuditshme që ka infektuar Principatën e Monakos. Pavarësisht trishtimit të thellë për Ranierin, me të cilin çdo qytetar i Monakos do të jetë i lidhur përjetë, këtu ndihet një frymë e re, që nuk ndihej prej vitesh”, konfirmon Ljuba Rizzoli, veterane e principatës. “Po ngrihen lokale të rinj, po shihen tendenca të reja, fytyra të ndryshme. Eshtë një shenjë e mirë për të ardhmen e Principatës”.
Protagonistët paparacë duhet të mësojnë mënyra të reja të përgjimit të VIP-ave. Tashmë ndërtesat ndryshojnë dhe hapen skenarë të rinj. Duke nisur nga hotelet që kohët e fundit i janë nënshtruar restaurimeve të kushtueshëm. Absolutisht i bukur Columbusi, krijesa e fundit pranë Heliportit e gruas së David Coulthard, Barbara.
Një rendje drejt imazhit të ri, një garë pa përjashtuar asnjë përpjekje: si për shembull atë të financuesit libanez Boustani, i cili për të rimodeluar Metropolin e vjetër ka marrë me pagesë mitikun Zhak Garsia, babanë e Hotel Costes në Paris. Dhe rezultatet nuk vonojnë: bari dhe restoranti i Metropol po frekuentohen edhe një herë nga rinia e Monakos. Pikërisht këtu janë njohur Eva Herzigova dhe italiani Gaetano Marsiai dhe pikërisht këtu, me rastin e Çmimit të Ardhshëm të Formula 1 do të festojnë dashurinë e tyre.
Edhe nata ka rite tërësisht të reja. Dy kërcime te Jimmi'z mbeten zgjedhja klasike, por më të kërkuarit janë mes sheshit Zebra, nga atmosferat etnoshik, Caremounth, te shija Neofuzion, deri te Pacific, që nën drejtimin e Franc Fiorito (për 15 vite drejtor artistik i Jimmi’z) është kthyer në lokalet më në modë për momentin. Pikërisht këtu takohen protagonistët e rinj të modës së re në Monako: Zegnat, Bagnasco, Alessandro dhe Giorgio Gucci, Elia Peretti, Luca Capirossi, por edhe Paola Koelliker, Claudio Riffesser, Francesco Cabassi e Renzo Rosso. Fytyra të reja, të lidhura me kursin e ri të Principatës. Këtu rrinë krah për krah emrat e paperëndueshëm të Daniela Zuccoli, Mike Buongiorno, Kamilës së Borbonit, Eminio Giraudi, por edhe Max Biaggi e Enzo Greggio.
“Në këta muajt e fundit mund të prekësh me dorë ndryshimin breznor. Nuk shoh më të njëjtat fytyra. Ka të rinj të sapodiplomuar, vajza të bukura nga Torino e Milano. Edhe kazinoja është rinuar. Nuk shiten më të njëjtat xhetona”, thotë Emilio Fede, një frekuentues i rregullt i Monte-Karlos. “Deri disa vjet më parë, vende të tillë ishin vetëm për pak të pasur mbi të gjashtëdhjetat. Sot janë nipërit e tyre. Dhe fitojmë të gjithë”.
Të gjithë së bashku, të apasionuar pas takimit që do të hapë sezonin mondan të Monte Karlos: mostra “Helmut Newton dhe moda”, të cilën June Brunell, e shoqja e fotografit të famshëm, e ka inauguruar më 2 prill në Grimaldi Forum. E pranishme edhe Eva Herzigova dhe Elle MacPherson, dy mikesha shumë të mira të Princit Alberto. Një ngjarje e madhe mediatike që ka dhënë frytet e veta. Monte-Karlo është kthyer në strehën më të dashur për italianët, por edhe francezët dhe rusët.
Parizienët më snobë nuk i quajnë më thjesht “jugorë” Grimaldët dhe të pasurit e Shën Petërburgut preferojnë më shumë Principatën.
Një dashuri e madhe që përfundoi në tragjedi
“Nëse qëndrojmë të bashkuar, e ardhmja do të jetë e jona”. Ishte 19 nëntori 1949 dhe i riu Ranieri hipte në fronin e principatës me këtë mendim. Të cilit i qëndroi besnik për thuajse gjithë 56 vitet që kaloi në mbretërim, gjatë të cilëve ia doli mbanë të transmetojë atë pjesë toke, atëherë në kushte jo të mira ekonomike, në një qendër të lulëzuar financiare me mbi 30 mijë banorë, por me më shumë se 26 miliardë euro të depozituara nëpër banka.
Edhe falë ndihmës së “engjëllit” të tij: aktores amerikane Grace Kelly, me të cilën u martua më 19 prill 1956. Ajo e tyrja ishte padyshim një dashuri e mrekullueshme dhe e pafund, siç e quante vetë Princi. Ata të dy ishin edhe tandemi që ngriti në këmbë një Monte Karlo pakëz çaluese. Pikërisht falë princesësh, e cila gjeti kapitalet në Amerikë, Grimaldët morën në zotërim pjesën më të madhe të aksioneve të Société des Bains de Mer (monopolin e hoteleve, kazinove më të mëdha), një arterie e vërtetë financiare e principatës, duke ia hequr nga duart Aristotel Onasisit. Dhe, pikërisht falë bukurisë dhe klasit të saj, Monte Karlo konsolidoi imazhin e saj si vendi elegant i mrekullive. Megjithatë, ajo dashuri pa fund u ndërpre: më 14 shtator 1982 princesha vdiq tragjikisht në një aksident rrugor.