Kazinoja, protestojnë të humburit

13/04/2005 “Club Hotel Loutraki” akuzon Komisionin se nuk ka marrë në konsideratë vlerën e lartë të investimit
Komisioni nuk ka marrë në konsideratë as informacionet për projektet të bëra publike në shtyp, pa folur për të dhënat e tjera që e bënin fitues “Club Hotel Loutraki”. Ka qenë ky pretendimi i kompanisë që u rendit e dyta nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, e cila në një deklaratë pë shtyp ka kundërshtuar vendimin në fjalë. “Me një çudi të madhe u informuam nga media shqiptare në lidhje me rezultatet e tenderit internacional për licensën e kazinosë në Tiranë”, ka deklaruar përfaqësuesi i “Club Hotel Loutraki”. Kështu, kompania, e cila është degë e “Austrian Cazino” ka pretendimin se kishte bërë një ofertë të parezistueshme dhe nga e cila përfitonin të gjitha palët. “Të ardhurat për shtetin nga taksat e kazinosë do të rriteshin me një vlerë prej 20 për qind të fitimeve të kazinosë, ndërkohë që Bashkia do të përfitonte një rritje prej 2 për qind”, ka bërë të ditur në deklaratë zëdhënësi i “Club Hotel Loutraki”. Investimi i “Loutraki” kapte një vlerë prej 25 milionë euro, që do të thotë 25 euro për metër katrorë. Por, kjo nuk ka qenë e vetmja ofertë e kompanisë. Sipas përfaqësuesit të “Loutrakit”, investimi parashikonte një shtesë në investim, që do të kushtonte 5 euro për metër dhe konsistonte në krijimin e një strukture edukative për turizmin, nëpërmjet ngritjes së Institutit të Edukimit të Lartë për Turizmin Profesional. Mes shumë bonuseve që i ka ofruar qeverisë, “Loutraki” ka përmendur dhe faktin se, Ministria e Turizmit dhe Rregullimit të Territorit do të përfitonte 0.5 euro për metër katrorë në vit nga investimi i kazinosë në hotel “Tirana”.
Intervistë me drejtorin e menaxhimit të “Club Hotel Loutraki”
“Loutraki”, vendimi i Qeverisë i padrejtë
Z.Antonis, jeni njoftuar për vendimin e Komisionit mbi licensën e kazinosë?
Ne e kemi marrë vesh nga shtypi dhe kemi mbetur mjaft të habitur. Nuk na duket serioze që të mos njoftohemi në lidhje me këtë dhe aq më pak na duket i drejtë vendimi. “Armiku” ynë nuk ishte më mirë se sa ne.
Pse mendoni se vendimi nuk është i drejtë?
Sepse ne kishim një diferencë mjaft të vogël pikësh, ndërkohë që ne kishim pikët më të larta për sa i takon investimit, kapitalit, që janë dhe çështje që kanë vlerësimin më të madh. Ne jemi një kompani që kemi licensë ndërkombëtare dhe jemi pjesë e një grupi të madh “Cazino Austria”, që ka kazino në të gjithë botën.
Ku mendoni se ishin më mirë konkurrentët tuaj?
Ne ishim me pikë të barabarta për sa i takon nivelit të kapitalit, por ata kishin më shumë pikë për sa i takon marketingut dhe atraksionit turistik, gjithsesi, ne jemi të mendimit se këto janë gjëra që vlerësohen, por nuk ngrejnë aq shumë peshë sa vëllimi i investimit. Ne nuk arrijmë të kuptojmë se si qeveria shqiptare ka hedhur poshtë një investim që ishte sa dyfishi i investimit, që do të bëjë kompania fituese.
Mendoni se do ta kundërshtoni vendimin?
Unë nuk mund t’i paraprijë vendimit të kompanisë, por mund të themi se jemi në një moment ekzaminimi, pasi kemi rezervat tona në lidhje me këtë çështje dhe, së shpejti do t’i bëjmë publike me anë të një deklarate për shtyp.