"Amerikanët janë më syleshët"
06/06/2005 Intervistë me kryepiratin e kompjuterave, Kebvin Mitnick
Kevin Mitnick, është kryepirati i kompjuterave, i bërë i famshëm pasi ka mundur të hyjë në thuajse të gjithë sistemet kompjuterikë përreth botës. Tani, pasi ka kaluar një kohë në burg, ka shkruar një libër të ri lidhur me piratët. Ai flet për sigurinë kompjuterike sot, dhe si të bëhet “pirateri” kundër njerëzorëve
Njerëzit në ish bllokun sovjetik janë më mosbesues, ndoshta për shkak të përvojave të dikurshme me shërbimet sekrete të vendeve të tyre. Faktori kryesor në vendet jugore, si Spanja, është të arrish tu pëlqesh njerëzve. Dhe në Gjermani, e rëndësishme është të mos biesh në kontradiktë me vetveten dhe të ndjekësh rregullat
Der Spiegel
Në librin e tij të ri, quajtur “Arti i ndërfutjes: Historitë e vërteta pas shfrytëzimit të piratëve, furacakëve dhe mashtruesve”, Mitnick, 41 vjeç, u rrëfen lexuesve një numër piratësh kompjuterikë dhe aventurat e tyre. Ai vetë është dënuar me disa vite burgim nën akuza të vjedhjes së të dhënave. Tashmë, Mitnick ka ngritur firmën e vet të sigurisë, Mitnick Security Consulting, dhe punon për ata që dikur i ka patur kundërshtarë.
A e ke shkruar librin për të ndihmuar njerëzit që të mbrohen ndaj sulmeve në internet?
Qëllimi im kryesor, ishte që të argëtoja. Kam bërë gjithashtu shumë intervista me piratë dhe kam përzgjedhur më të zotët mes tyre, kështu që, lexuesit të kenë mundësi të njohin një gamë të gjerë strategjish të sulmeve në internet. Por, në shtojcën e librit, unë gjithashtu kam shpjeguar se si të mbrohesh ndaj sulmeve të tillë.
Përse nuk i keni përshkruar përvojat tuaja?
Sepse Gjykata më ndaloi që ta bëja një gjë të tillë. Por, vendimi i gjylkatës skadon në vitin 2007 dhe kjo është pikërisht koha, kur unë më së fundi do të botoj autobiografinë time.
Ju keni bërë pirateri kundër thuajse të gjithë llojeve të rrjeteve telefonikë dhe kompjuterikë në vitet ’80 dhe ’90. A është bërë hapësira kibernetike një vend më i sigurtë që atëherë?
Jo. Po dalin shtigje të reja, kjo për shkak të rrjeteve jokabllorë që po zhvillohen. Loja e maces me miun mes piratëve dhe administratorëve të sistemeve, vazhdon të njohë kulme të reja.
Çfarë ju tërhoqi aq shumë sa që ju bëri të zhvilloni pirateri në sisteme kompjuterikë?
Isha thjeshtë kurioz. Por sot, vjedhja e të dhënave shpesh herë, ndodh për motive spiunazhi industrial apo ushtarak, apo edhe për krimin e organizuar në një shkallë të gjerë.
Keni bërë pirateri për para?
Jo, kurrë. Kur isha në burg, një tjetër bashkëvuajtës, një baron droge kolumbian, më ofroi 5 milionë dollarë, para të thata, për të manipuluar një sistem kompjuterik, me qëllim që ai të lirohej. Refuzova.
Por tani, më në fund aventurat tuaja po bëhen fitimprurëse. Keni shitur 40 mijë kopje të librit të ri në Shtetet e Bashkuara, dhe keni themeluar gjithashtu kompaninë tuaj. A keni hasur ndonjëherë ndonjë sistem ku nuk mund të hynit?
Vetëm një, në Angli. Përdoruesi kishte thjeshtë një linjë normale telefoni dhe përdorte modem për periudha shumë të shkurtra. Kështu që zgjodha një tjetër përqasje: duke përdorur disa gjysmë të vërteta, e binda të më dërgonte të dhënat që më nevojiteshin. Kur teknologjia nuk të shpie gjëkundi, kjo formë “inxhinierie sociale” zakonisht të mbaron punë.
Domethënë, gjithë sa duhet bërë është të vetëidentifikohesh si një punonjës i ri në telefon për të marrë fjalëkalime?
Nuk funksionon njësoj gjithandej. Amerikanët janë më syleshët, sepse atyre nuk u pëlqen të refuzojnë kërkesat e bashkëpunëtorëve. Njerëzit në ish bllokun sovjetik janë më mosbesues, ndoshta për shkak të përvojave të dikurshme me shërbimet sekrete të vendeve të tyre. Faktori kryesor në vendet jugore, si Spanja, është të arrish tu pëlqesh njerëzve. Dhe në Gjermani, e rëndësishme është të mos biesh në kontradiktë me vetveten dhe të ndjekësh rregullat.
Piratët duket se kënaqen kur gërmojnë në “mbeturina”. Përse?
“Mbeturinat” mund të ofrojnë detaje të rëndësishme për piratët e kompjuterave: emra, numra telefoni, zhargonin e brendshëm të një kompanie. Ne e quajmë “zhytje në mbeturina”. Eshtë një praktikë shumë e përhapur, dhe jo vetëm me shërbimet sekrete. Orakulli, për shembull, ka marrë në punë njerëz që të zhyten për informacion lidhur me konkurentin e vet, Microsoft. Madje, nuk është as e paligjshme, pasi të dhënat e hedhura në kosh, nuk mbulohen nga ligjet e fshehtësisë së të dhënave.