E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thirrje nga bota e një rebeli

06/06/2005  Jashtëzakonisht shumë, duhet bërë për ta riparuar në njëfarë mënyre, këtë situatë të turpshme dhe skandaloze. Me pak fjalë, domethënia e kësaj mbrojtjes sime, është se duhet ta çajmë me forcë këtë kulturë mbylljeje dhe heshtjeje

Emancipimi është një e drejtë e çdo banori në vendin tonë dhe, ne kemi detyrimin që ta promovojmë atë, edhe kur ka të bëjë me meshkujt dhe gratw muslimane. Është një arritje kulturore, për të cilën edhe ata kanë të drejtë, për të cilën shumë kemi luftuar, shumë kemi vuajtur, dhe që na ka dhënë lirinë për t'u realizuar sipas mundësive dhe prirjeve tona

Vijon nga nurmi i kaluar

Kur në vitin 1972, në moshën 24-vjeçare shkova të jepja mësim në Groningen, mora një vendim të rëndësishëm: nuk doja më të jetoja në dy botë të ndara, kështu që, menjëherë pas vajtjes sime, dhashë një intervistë, në të cilën jo vetëm ekspozova idetë e mia lidhur me çështjen e mësimdhënies dhe të shoqërisë, por bëra publike orientimin tim seksual.

Për fat, sot kjo nuk përfaqëson më asgjë të jashtëzakonshme dhe, në më të shumtën e rasteve, ngjall komente të tipit “Oh, be’ okay…”, por atëhere ishte një gjest kurajoz, për të cilin nuk më zinte vendi vend dhe të mos flija një natë më parë. Domethënë, ia vlen absolutisht barra qiranë ta mbrosh këtë arritje në të gjithë linjën, dhe me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë. Tek Price of Honor (Çmimi i nderit), që mjaft mirë mund të titullohej Price of Horror (Çmimi i tmerrit), gazetarja Jan Goodwin, përshkruan dhe analizon gjendjen e femrës në vendet islamike si Emiratet Arabe, Afganistani, Pakistani, Irani, Kuvajti, Arabia Saudite, Iraku, Jordania, Egjipti, Territoret e pushtuara izraeliane e disa vende të tjera. Libri duket një tregim i tmerrit.

Në disa vende situata është më keq respektivisht të tjerëve, por, tek të gjitha, gruaja është krejtësisht e nënshtruar ndaj burrit, dhe kjo jo vetëm në sferën publike, por edhe në atë private. Bëhet fjalë për një pozicion të kodifikuar në ligje e normativa dhe përgjithësisht e bazuar mbi një interpretim jo më pak subjektiv të Kuranit. Për një qëllim të tillë duhet thënë se profeti Muhamed ishte një progresist, të paktën krahasuar me epokën e tij.

Pjesërisht, ia detyronte grave pozicionin e tij, kështu i nderonte dhe u njihte atyre një rol për shumë aspekte paritar ndaj burrit, edhe në sferën publike. Interpretimi i Kuranit dhe thëniet që janë nxjerrë prej tij, përgjithësisht me natyrë shtrënguese, në fakt ka njohur një histori të tijin, jo rrallë nën shenjën e fondamentalizmit.

Për shembull, në Pakistan këto thënie interpretohen në mënyrë të tillë, sipas të cilës, nëse një grua është viktimë e një përdhunimi dhe përfundon prapa hekurave, jo rrallë, më pas duhet të dhunohet sërish nga agjentët e turnit në stacionin e policisë. Edhe kur është e destinuar të ketë një proces, në pjesën më të madhe të rasteve, do të jetë ajo që do të dënohet dhe jo agresori i saj. Në fakt, ka qenë ajo që ka ndotur nderin e vet. Pasi ka kryer dënimin e parashikuar për këtë “delikt”, jeta e saj është shkatërruar në të gjitha drejtimet: në më të shumtën e rasteve, nuk mund të kthehet në shtëpi, sepse ka dëmtuar nderin e familjes atërore dhe, sikur të ishte e martuar, edhe atë të burrit. Në rastin më të keq, mund të pohojmë se gjendja aktuale e gruas në shumë vende islamike, është fryt i një interpretimi të Kuranit përkrah të tjerëve të mundshëm.

Në rastin më të mirë, mund të konkludojmë se Kurani, nuk ofron asnjë pretekst për të justifikuar nënshtrimin e gruas dhe mënyrën me të cilën trajtohet. Një studim si ai Goodwin-it, do të duhej aq më pak të stimulojë një hetim mbi gjendjen dhe jetën e grave muslimane në Hollandë. Megjithëse dimë pak, ajo pak që dimë nuk është siguruese. Nëqoftëse mënyra me të cilën shumë prej tyre vishen, në linjë parimore, është një fakt i tyre personal – dhe nuk ka asgjë për t’i pasur zili asaj të disa holladezëve autoktonë – ama është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë fshihet pas zgjedhjes, zgjedhjes së detyruar, për të mbajtur perçe dhe veshje të gjata deri tek këmbët.

Në lagjen e Feyenoord-it në Rotterdam, aty ku jetoj, shikohen këto gra të kalojnë nëpër rrugë si vetëtima. Shmangin çdo kontakt, sidomos me meshkujt, deri kontaktin pamor. Kjo krijon një atmosferë të papëlqyeshme: për sa secili është dhe duhet të jetë i lirë të zgjedhë nëse të shikojë ose jo në sy kalimtarët e tjerë, fakti i shmangies së kontaktit pamor krijon një klimë tjetërsimi. Këto gra, mbesin kështu të kufizuara në izolimin e tyre social, në çdo rast respektivisht burrave në veçanti dhe meshkujve hollandezë autoktonë në veçanti. Kjo përfaqëson një pengesë të madhe ndaj integrimit kulturor, mendor e social. Këto gra nuk do të arrijnë asnjëherë në integrimin ekonomik.

Ne i shikojmë, por nuk bëjmë asgjë, nuk e vëmë as në diskutim këtë skandal, e bëjmë të zhduket nën një shpërndarjeje të bukur relativizmi kulturor: gratë muslimane do ta zgjidhnin në mënyrë totalisht autonome dhe sidomos vullnetare, këtë gjendje konform me kulturën e tyre dhe ne do të duhet deri ta respektojmë. Po përse? Gratë nuk janë qënie njerëzore, me të njëjtat të drejta dhe, nëqoftëse vetëm është e mundur, me të njëjtat mundësi të meshkujve?

Dhe nuk ishte kjo mënyra me të cilën shumë meshkuj konservatorë i kundërviheshin rezistencës së feministeve të valës së dytë, duke futur në lojë gratë që jetonin një gjendje të nënshtruar? Gra muslimane konsiderohet pronësi e të shoqit, dhe nuk ka të drejtë të realizohet seksualisht e të ketë përvoja: duhet të martohet e virgjër. Është shtëpia mbretëria e saj, hapësira publike është e mashkullit dhe është ky i fundit që bën ligjin në brendësi të familjes, në të gjitha kuptimet, duke ia nënshtruar femrën kufizimeve të padëgjuara në mënyrën e sjelljes që për të, si djalë e si burrë, nuk vlejnë.

Ai po, mund të ketë përvoja seksuale, me burra të klanit të tij e jo, dhe me gra, boll që ishin të huaja për familjen. Veç kësaj, në shumë bërthama familjare, mashkulli e ushtron këtë pushtet më mënyra të forta, që shpesh nuk kursejnë as femrën, gruan. Natyrisht, edhe në familjet e hollandezëve autoktonë, ndodhin gjërat më të tmerrshme, por flasim për to, i studiojmë, kërkojmë të ndërhyjmë si mundim dhe, në çdo rast, i dënojmë publikisht. Për familjet muslimane, kjo nuk vlen.

Këto familje jetojnë në një guaskë sociale e “publike” në të cilën vetëm kultura, që është diametralisht e kundërt me tonën, mund të prosperojë gjerësisht, në kurriz të emancipimit të femrës, dhe, natyrisht, me kalimin e kohës, edhe i mashkullit islamik. Nëqoftëse kjo guaskë është krijuar, i detyrohet pjesërisht aleancës së heshtur midis atij që qëndron i heshtur dhe kujt kthen kokën nga ana tjetër, dhe për ta ruajtur shpesh kontribuojnë dhembshuria për atë që është më keq se ne dhe ndjenja e fajit.

Faktikisht, bëhet fjalë për persona që kanë gasterbeiter tanë dhe, si të tillë, bënin punët e pista përpara të cilave të gjithë ne rrudhnim turinjtë dhe që akoma sot, në përgjithësi, jetojnë në nivelet më të ulëta të shoqërisë. Ose për të ruajtur këtë guaskë është ajo ndjenjë e pavend që i çon disa që të thonë se ajo është kultura e tyre dhe secili ka të drejtë të jetojë sipas traditave të veta, edhe pse kjo sjell shtypjen e 50 përqind të njerëzimit musliman.

Dhe ne, nga sa duket, duhet të tregojmë mirëkuptim, jo për gratë e shtypura, të jetë e qartë, por për shtypjen. Gjendja e homoseksualëve në shumë vende islamike, nëse është e mundur, është akoma më mizerabël. Homoseksualiteti thjesht nuk ekziston dhe nuk është i shikueshëm, as në konceptimin që meshkujt kanë për rolin dhe seksualitetin e tyre, gjë që nuk do të thotë se nuk ekziston realisht. Përkundrazi, është shumë e përhapur, sidomos midis meshkujve.

Funksionon si një lloj riti hyrjeje në moshën e rritur: i rrituri e mëson atë të riun. është një formë e rastësishme seksualiteti, e lidhur me gadishmërinë tejet të kufizuar të grave. Në fakt, gruaja është e predestinuar për martesë, në të cilën duhet të arrijë e virgjër. Roli totalitar i meshkujve muslimanë, jo vetëm i mban gratë dhe homoseksualët në një gjendje krejtësisht të nënshtruar, inekzistues, por nuk i njeh seksualitetit femëror asnjë titull dhe hapësirë për t'u shprehur dhe rritur. Nëqoftëse në kulturën islamike meshkujt homoseksualë e kanë jetën e vështirë, lezbiket mund dhe të hedhin një gurë sipër, ato pikërisht nuk ekzistojnë. Seksualisht, meshkujt mundet të paktën të arrijnë atë që dëshirojnë dhe, derikur nuk e deklarojnë hapur prirjen e tyre, mund të lëvizin me njëlloj shkathtësie në botën e marrdhënieve omo – sociale, dominuese në kulturën islamike.

Kurse, grave u mohohet e drejta për ta deklaruar seksualitetin e tyre dhe me arësye më të madhe, të jetojnë dhe shprehin homoseksualitetin e tyre.

Kështu që, jashtëzakonisht shumë, duhet bërë për ta riparuar në njëfarë mënyre këtë situatë të turpshme dhe skandaloze. Me pak fjalë, domethënia e kësaj mbrojtjes sime, është se duhet ta çajmë me forcë këtë kulturë mbylljeje dhe heshtjeje. Duhet të vëmë në diskutim gjendjen e grave dhe të homoseksualëve (meshkuj e gra) në brendësi të kulturës islamike në Hollandë.

Emancipimi është një e drejtë e çdo banori në vendin tonë, dhe ne kemi detyrimin që ta promovojmë atë, edhe kur ka të bëjë me meshkujt dhe gratë muslimane. Është një arritje kulturore për të cilën edhe ata kanë të drejtë, për të cilën shumë kemi luftuar, shumë kemi vuajtur dhe që na ka dhënë lirinë për t'u realizuar sipas mundësive dhe prirjeve tona. Një arritje për t'u përhapur dhe, po të jetë e nevojshme, për t'u mbrojtur me forcë.

Përgatiti:Armin Tirana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›