Blair bën thirrje për pritje
06/06/2005 Zëdhënësi i kryeministrit britanik, Toni Blair, u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të presin deri në samitin e ardhshëm më vonë, këtë muaj, para se të deklarojnë pozitat a tyre rreth asaj se si të veprohet me krizën që kanë shkaktuar referendumet negative në Francë dhe Holandë. Zyra e kryeministrit britanik, ka shprehur shumë pak befasi rreth inisiativës franko-gjermane. Ajo ka theksuar se, presidenti Shirak dhe Shreder përfaqësojnë vetëm dy këndvështrime në një BE, ku tani, marrin pjesë 25 vende. Tensionet priten të rriten nesër, kur sekretari britanik i jashtëm pritet t'u thotë deputetëve britanik, se qeveria ka shtyre hëpërhë planet për referendum rreth kushtetutës. Zyra e kryeministrit ka mohuar njoftimet e disa gazetave se zoti Bler, ka hequr dorë nga Evropa dhe privatisht shpreson q,ë edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, do të mbeshtesin qëndrimin britanik.