Amerikanët mbërrijnë në PD më 15 shkurt

10/02/2005 Zogaj: Ardhja e Barbour Griffith&Rogers, është mbështetje e SHBA-së për opozitën aktuale
"Kjo nuk është një aferë ekonomike e ndërmarrë privatisht nga BG&R për qëllime komerciale"
Specialistët e kompanisë elektorale amerikane, Barbour Griffith&Rogers, mbërrijnë të hënën në Tiranë për të filluar përgatitjet e fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Burime të besueshme pranë PD-së shprehen se tre ose katër specialistë do të mbërrijnë më 15 shkurt për të parë ambientet, ku do të vendoset stafi i BG&R. Gjatë qëndrimit të parë, të dërguarit e kompanisë do të negociojnë me krerët e lartë të PD-së mbi detajet dhe idetë e hartimit të fushtës për zgjedhjet e ardhshme. Burimet sqaruan se specialistët e kësaj kompanie kanë qenë në Tiranë edhe në dhjetor të vitit të kaluar, ku kanë marrë pjesë në festën e themelimit të Partisë Demokratike. Gjatë vizitës së parë, specialistët e BG&R kanë studiuar strukturat dhe elektoratin e opozitës. Kjo është e njëjta kompani, e cila projektoi fushatën elektorale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Mbështetja
Deputeti Preç Zogaj, e konsideron ardhjen e Kompanisë BG&R si një mbështetje direkte të qeverisë amerikane që i bëhet opozitës shqiptare. "Kjo nuk është një aferë ekonomike e ndërmarë privatisht nga BG&R për qëllime komerciale. Në fakt, ky është një akt politik i qeverisë amerikane që këtë herë mbështet direkt opozitën shqiptare në këto zgjedhje. Këtë herë nuk mund të spekullojë kush që SHBA-ja nuk mbështet fitoren e opozitës siç është bërë në gjithë këto vjet", tha Zogaj. Sipas tij, BG&R, është një kompani e cila mbështet partitë e qendrës së djathtë në Evropë. "Aty ku mendohet se nuk është i nevojshëm rotacioni politik kjo kompani nuk merr përsipër të mbështesë fushatën elektorale të askujt. Duhet të kemi diçka të qartë. Kjo kompani nuk mund të bëj fushatë për asnjë forcë politike në asnjë vend të Evropës në rast se nuk merr "OK" nga administrata e lartë amerikane", shpjegon Zogaj. Sipas tij, vizita e tyre e parë ka pasur më shumë karakter verifikues ndaj akuzave që i janë bërë liderit të opozitës, Berisha, si një njeri që përkrah fondamentalizmin islamik. "Mos harrojmë që janë paguar shuma të mëdha parash për ta shfaqur Berishën para institucioneve ndërkombëtare dhe atyre të SHBA-së, si një njeri antiamerikan dhe që përkrah fondamentalizmin islamik. BG&R mori përsipër fushatën e PD-së vetëm pasi mori kontakte të drejtpërdrejta me Berishën dhe aty pa që këto akuza nuk ishin të vërteta", tha Zogaj.
Financimi
Mënyra e financimit të kompanisë amerikane është e njëjta që ka përdorur PD-ja dhe në fushatat e kaluara. Pra, financimet që merr kjo forcë politike nga Buxheti i Shtetit si dhe donancionet që vijnë nga subjekte të ndryshme private. "PD-ja ka harxhuar gjithnjë para për fushatë, ato që merr nga Buxheti i Shtetit si dhe ato që merr nga donacionet e subjekteve private. Në bazë të ligjit elektoral të miratuar së fundmi, partitë kanë të drejtë të marrin donacione rreth katër herë më shumë sesa i akordon qeveria për fushatë. Por e thashë dhe më lart që kjo është një mbështetje e qeverisë amerikane më shumë sesa një aferë ekonomike e kësaj kompanie", thotë Zogaj.
Vendoset central telefonie në PD
Stafi i specialistëve, që do të merren me organizimin e fushatës elektorale, do të kujdeset dhe me sondazhet direkte dhe të përditshme. Realizimi do të jetë kryesisht me anë të telefonatave që vijnë nga terreni. Kjo praktikë është shumë e njohur, sidomos në SHBA, ku menaxherët e fushatave elektorale shohin nivelin e pikëve të kandidatëve të tyre. Specialistët, që do të marrin përsipër fushatën e PD-së, priten të instalojnë edhe një central telefonik, i cili pranon rreth 10 mijë telefonata njëherësh. Në bazë të telefonatave, specialistët do të vëzhgojnë rritjen apo uljen e elektoratit të PD-së në të gjitha rrethet e vendit. Por operatorët dhe specialistët e kësaj aparature veç sondazheve, ku jepet një raport i hollësishëm mbi grafikun rritës apo zbritës të forcës politike që ata mbështesin, zhvillojnë dhe një lloj bashkëbisedimi me telefonuesit, ku dëgjohen dhe hallet apo problemet që ka çdo qytet. Kjo më pas i shërben kandidatëve apo dhe partisë për të hartuar një program të qartë, ku preken problemet përkatëse dhe jepet mënyra e zgjidhjes për çdo zonë elektorale. Kjo praktikë është përdorur nga BG&R për të gjithë kandidatët që ajo ka mbështetur gjatë fushatave elektorale.
Stafi drejtues i BG&R Ambasador Robert D. Blackwill Presidenti i përgjithshëm i BG&R International Bob Wood President Ed Rogers Koordinator Loren L. Monroe Zëvendëspresident Bradley A. Blakeman Zëvëndëspresident Carl Biersack Drejtor për marrëdhëniet qeveritare Government Affairs Lanny Griffith Shef i zyrës ekzekutive Ambassador Richard Burt Drejtor në marrëdhëniet ndërkombëtare Brant Imperatore Drejtor i marrëdhënieve juridike Daniel R. Murphy Këshilltar dhe drejtor për marrëdhëniet shtetërore Jennifer Larkin Lukawski Keith E. Schuette Ëilliam Frederick Stiers Bill Viney