Nano në BE kërkon krijimin e lehtësirave për vizat e shqiptarëve

10/02/2005 Kryeministri shqiptar takon drejtuesit e lartë të Parlamentit Evropian
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje në Bruksel një takim me Franko Fratini, zëvendëspresident dhe komisioner i KE-së për Çështje të Drejtësisë, ku u diskutua mbi situatën parazgjedhore si dhe mbi angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Fratini vlerësoi veçanërisht hapat e hedhur në legjislacionin shqiptar për përafrimin e tij me standardet e BE-së, si dhe miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme në Kodin Penal, që forcojnë luftën ndaj korrupsionit, trafiqeve ilegale, financimit të terrorizmit etj. “Shqipëria është shembull për sa i përket legjislacionit në fushën e drejtësisë”, u shpreh Fratini. Ai shtoi se “jam informuar për progresin e Shqipërisë në çështjet e drejtësisë dhe të punëve të brendshme dhe e kam shkëmbyer këtë informacion dhe me anëtarët e tjerë të Komisionit”. Zëvendëspresidenti i BE-së vlerësoi reformën ligjore që është në vazhdim për sistemin elektoral në Shqipëri, si dhe inkurajoi hapat e mëtejshëm në luftën kundër trafiqeve të të gjitha llojeve. Ai rikonfirmoi mbështetjen e plotë të tij dhe të Komisionit Evropian në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nga ana e tij, Kryeministri Nano rikonfirmoi vullnetin maksimal të qeverisë që drejton për të garantuar zgjedhje të lira të drejta dhe demokratike. “Për ne, standardi i këtyre zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm dhe ne kuptojmë qartë rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë në BE", tha Nano. Ai shprehu vullnetin maksimal të Qeverisë shqiptare për përfundimin me sukses të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. Nano tha se Qeveria shqiptare ka angazhimin e duhur dhe ka marrë të gjitha masat legjislative dhe administrative për të garantuar zbatimin me sukses të kësaj marrëveshjeje.
Gjatë takimeve të zhvilluara me krerët e BE-së, Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, diskutoi mbi rëndësinë e impakteve që krijohen nga lehtësimi i regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të përfshira në procesin e Stabilizim-Asociimit. Në këtë funksion, Kryeministri Nano shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar dhe për të përcaktuar një listë të qartë të veprimeve konkrete në mënyrë që të realizohen nga pala shqiptare. Për këtë çështje zëvendëspresidenti Feranko Fratini u shpreh se janë pjekur kushtet për ndërmarrjen e hapave konkretë për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. “Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë në mënyrë pozitive dhe tashmë ka ardhur koha që ky ndryshim t’i përcillet edhe publikut ndërkombëtar”, u shpreh zëvendëspresidenti dhe komisioneri i Komisionit Evropian për Çështje të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Në zbatim të dokumentit të Bashkimit Evropian, Kryeministri tha se Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një Plan Kombëtar veprimesh afatshkurtër dhe afatmesëm, si dhe po harton Planin Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit, veprime që do të garantojnë zbatimin e marrëveshjes dhe afrimin e vendit me BE-në. Sipas njoftimeve zyrtare, Nano zhvilloi takime me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit dhe Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Përbashkët në BE, Havier Solana.