Ndarja elektorale të jetë sipas kritereve të Kodit
10/02/2005 Sherifi: Do votojmë propozimin tonë
Socialistët kanë deklaruar dje përfundimin e bisedimeve mes tyre, socialistëve dhe OSBE-së për ndarjen e re zonale. Në një prononcim të tij, socialisti Elmaz Sherifi është shprehur se palët nuk kanë arritur në një konsensus të bazuar në kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor të miratuar vetëm një muaj më parë. Socialistët kanë theksuar se propozimet e dhëna së fundi janë të njëanshme dhe të pabazuara në Kodin Zgjedhor ndaj ata nuk mund t'i pranojnë. Ky është dhe shkaku pse PS ka vendosur që në seancën parlamentare të votojnë propozimin e tyre për ndarjen e të 100 zonave zgjedhore. Ky është cilësuar dhe dështimi i radhës i bisedimeve mes socialistëve dhe demokratëve. Megjithatë kanë mbetur dhe dy javë nga skadimi i afateve të lëna nga Bashkimi Evropian për reformën zgjedhore në Shqipëri. Në fund të muajit shkurt, Task Forca e BE-së do të kërkojë raportin përfundimtar të Shqipërisë mbi administrimin e zgjedhjeve parlamentare.