Bojkotojmë zgjedhjet, Dule të largohet nga Nano
10/02/2005 "Omonia" kërkon krijimin e një zone etnikisht të pastër
Bojkotojmë zgjedhjet Dule të largohet nga Nano
Kryetari i organizatës politike "Omonia", Jani Jano, i ka kërkuar kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, që të largohet nga koalicioni qeverisës, për shkak se Partia Socialiste ka kundërshtuar variantin e paraqitur pranë OSBE për ndarjen e zonave elektorale. Jano theksoi se, "në qoftë se PS-ja nuk mbështet variantin për krijimin e zonave etnikisht të pastra, "Omonia" do t´i kërkojë strukturave të PBDNJ-së që të bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Denoncojmë para opinionit publik agresionin retorik të PS-së me një fjalor të papërgjegjshëm dhe me frymëzime nacionaliste, duke ngarkuar klimën elektorale para kohe. Kjo retorikë është e njohur nga ana jonë, si në rastin e zgjedhjeve në Himarë gjatë vitit 2003 dhe në momente të tjera". Gjithashtu, kreu i "Omonias" ka denoncuar deklaratat e tri ditëve më parë të përfaqësuesve të komunitetit minoritar grek në PS. Sipas tij, "dy deputetët kanë dhënë deklarata të nxituara dhe duan të paragjykojnë ndarjen e re elekrorale, që është pranuar dhe nga ana e institucionit ndërkombëtar të OSBE-së".