LSI nis zgjedhjet e nëndegëve
10/02/2005 Gjatë muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars, strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë do të zhvillojnë zgjedhjet për kryesitë e 11 nëndegëve. Këto kryesi do të zgjidhen në bazë të parimit "një anëtar, një votë". I gjithë elektorati i LSI-së në kryeqytet do të votojë për drejtuesit e njësive me votim të fshehtë. Organizimi dhe zbatimi i parimit "një anëtar, një votë" është faza e dytë e programit të kësaj partie, i cili do të përfundojë me përzgjedhjen e kryetarit të LSI-së në muajin mars. Ndërkohë që të gjitha kryesitë aktualte në 11 njësitë e kryeqytetit po saktësojnë dhe po verifikojnë regjistrin data-base të LSI-së. Paralelisht me këtë proces, strukturat po punojnë për të shtuar elektoratin e kësaj partie. Ndërkohë që aktualisht kjo parti vetëm në Tiranë numëron rreth 6000 anëtarë. Puna, sipas kryetarit të LSI-së për Tiranën, Dritan Prifi, "është organizuar në 11 komitete drejtuese dhe mbi 300 organizata të Lëvizjes, dhe aktualisht po punohet me emrat më të spikatur të Shoqërisë Civile".