E Hënë, 2 Nëntor 2026

Amerikanët përpilojnë imazhin e Berishës

31/05/2005  Steven Stjuart, këshilltar mediatik i fushtës së Presidentit Bush dhe përfaqësues i kompanisë “The Stevens & Shifer Group”, do të jetë ai që do të marrë në dorë fushatën mediatike të PD-së dhe imazhin, me të cilin do të shfaqet kryetari i saj, Sali Berisha. Stjuart tha se imazhi i liderit që do i ofrohet shqiptarëve në këto zgjedhje do të jetë krejt i ndryshëm, nga ai që u është ofruar deri tani. “Zgjedhjet janë çështje zgjidhjesh dhe është një zgjedhje e qartë për votuesit sot: e ardhmja dhe e kaluara. Duhet të ndryshojmë për më mirë apo të mbetemi njësoj. Ajo që ishte e qartë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2000 në SHBA është e njëjta gjë që është e qartë edhe këtu. Ne duhet të ndryshojmë liderët nëse duam të ndryshojmë të ardhmen. Është e qartë që në këtë fushatë votuesit janë duke zgjedhur ndryshimin. Jam i nderuar që jam këtu, sepse është një mundësi e rrallë që të jesh pjesë e historisë”, tha Stjuart. Ndërkohë burime në PD shprehen se “The Stevens & Shifer Group”, do të merret dhe me imazhin e kandidatëve të PD-së në zona të ndryshme të vendit. Deri më tani, kandidatët janë kujdesur vetë për shfaqjen e imazhit dhe fuhata është përballuar nga shpenzimet e tyre dhe donacionet nga biznesmenë të zonave ku kandidojnë. Posterat, takimet, fletëpalosjet dhe gjithçka përmban fushata janë përballuar nga shpenzimet vetjake, ndërkohë që fondi i KQZ-së për partitë pritet të lëvrohet pas shpalljes zyrtare të fushtës elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›