Obama dhe raportet SHBA-Rusi
Si intelektualë dhe rusë liberalë, ne me interes të madh kemi lexuar shumë rekomandime, që ekspertët amerikanë i kanë përpiluar për Presidentin Obama, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet SHBA-Rusi. Edhe pse ka disa ide konstruktive, shumë nga këto raporte reflektojnë një keqkuptim serioz të situatës në Rusi dhe drejtimit që përcjell. Ne e kundërshtojmë, për shembull, propozimin e thjeshtë që t‘i kthehemi real-politikës, sepse disa besojnë që përkeqësimi i marrëdhënieve në mes Rusisë dhe Amerikës kryesisht u shkaktua nga këmbëngulja e Uashingtonit që "të lidhen politikat me vlera".
Rezultati? Disa "realistë" amerikanë argumentojnë se SHBA-ja duhet të ndërtojë një marrëdhënie të re me Rusinë, të bazuar në "interesa dhe kërcënime të përbashkëta". Mirëpo, duke e fajësuar administratën e Bushit se është përpjekur t‘i "mësojë" Rusisë demokracinë, këta realistë duket se po e pranojnë qëndrimin zyrtar rus. Në pikëpamjen tonë, Amerika i ka shpërfillur problemet e demokracisë dhe shoqërisë civile në Rusi, por edhe shpërfillja e kësaj nuk e parandaloi thyerjen e marrëdhënieve Rusi-SHBA dhe tani nga Obama në fakt po kërkohet ta trajtojë Rusinë thuajse si një vend që nuk është në gjendje të bëjë transformim demokratik.
Për sa kohë që ka mendime antidemokratike këtu, ndjenja të tilla nuk janë të gjithëpranishme. Në fakt, afro dy e treta e rusëve do të dëshironin të shikonin themelimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, sipas një sondazhi të qendrës "Levada", të vitit 2008. Elita sunduese e kundërshton zhvillimin e institucioneve demokratike, por fakti kryesor është se anëtarët e elitës janë më se të gatshëm të integrohen në botën perëndimore në një bazë që ka përfitime individuale; ata do të bëjnë çdo gjë që kanë mundësi për ta "mbrojtur" pjesën tjetër të shoqërisë nga rreziqet e integrimit të tillë.
Të jemi të qartë: ne nuk po u bëjmë thirrje kolegëve tanë demokratë në Amerikë që të "promovojnë" demokracinë në Rusi. Përpjekje të tilla nuk janë produktive dhe përfundimisht shërbejnë vetëm për t‘i diskredituar demokratët rusë, duke i ndihmuar makinës së propagandës që t‘i ngjyrosë ata si agjentë të Perëndimit. Por ne nuk mund të kuptojmë se si dikush mund të shpresojë për bashkëpunim, teksa shpërfill zhvillimin e brendshëm në Rusi dhe principet mbi të cilat funksionon ky shtet. Besojmë se bashkëpunimi mbi çështje, si ndalimi i përhapjes së armëve nukleare, Irani apo tregtia, do të jetë i suksesshëm vetëm nëse marrëdhënia jonë bazohet në besim.
Nëse administrata e Obamës i dëgjon sugjerimet e këtyre "realistëve", në vend që t‘i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, përpjekjet e saj do të çojnë në më shumë dëshpërim të përbashkët. Dhe marrëdhëniet e hidhura me SHBA-në gjithmonë e ngushtojnë hapësirën për liberalizëm në Rusi. Ne besojmë se Rusia ka nevojë të zgjerojë lloj-lloj lidhjesh me SHBA-në dhe Perëndimin, por bashkëpunimi i tillë nuk duhet të vijë me çmimin e refuzimit të SHBA-së që të kuptojë se ç‘po ndodh brenda Rusisë, apo lejimit të Uashingtonit për të shpërfillur natyrën fondamentale të sistemit politik rus dhe të "ripaketimit" të koncepteve të vjetra të manovrimit taktik si strategji e re e politikës së jashtme.
Presidenti i institutit "Brookings", Strobe Talbott, në shkurt të këtij viti, ndihmoi duke propozuar që Perëndimi "duhet të krijojë kushte, të cilat, me kalimin e kohës do t‘i bindin rusët se eksperimenti i tyre postmarksist, postsovjetik dhe hob-besian është në fakt jo real. Thjesht nuk do të funksionojë". Ne nuk e dimë se sa shumë realistë amerikanë do t‘ia bëjnë më të lehtë elitës ruse që të mbeten të strehuar në mikrokozmosin e tyre hob-besian.
E kuptojmë që transformimi i Rusisë është punë e rusëve dhe se kjo është një detyrë, në të cilën forcat liberale të Rusisë po dështojnë. Por, kjo detyrë do të jetë edhe më e vështirë, nëse ekspertët amerikanë shërbejnë si "konservuesit" e tradicionalizmit autoritar rus. Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të degradohen në dikotomin fals të izolimit apo bashkëpunimit me një regjim autoritar. Një alternativë e tillë është e kobshme, sido që të jetë. Shpresojmë se, kur merret me Rusinë, Presidenti Obama do të na tregojë të menduarit e freskët, për të cilin admirohet, si dhe të tregojë se e kupton popullin rus e jo vetëm udhëheqësit e tij.
Artikulli është shkruar nga: Lev Gudkov, Igor Klyamkin, Georgy Satarov dhe Lilia Shevtsova;
Lev Gudkov është drejtor i Qendrës "Levada", një organizatë e pavarur për hulumtim dhe anketim. Igor Klyamkin është zv/president i fondacionit "Misioni Liberal". Georgy Satarov është presidenti i OJQ-së ruse "Fondacioni Indem" dhe Lilia Shevtsova është anëtare e lartë e qendrës "Carnegie" në Moskë;
titulli origjinal është "Realizëm" ndaj Moskës.
Marrë nga "The Washington Post"