E Hënë, 2 Nëntor 2026

Amerikanët, vëzhgues për zgjedhjet

01/02/2005  Lutjeve në SHBA, për të filluar bisedimet për një koalicion të mundshëm mes dy partive. Në diskutimet për koalicionet, partitë do të diskutojnë konkretisht me numrin e mbështetësve që kanë në çdo zonë.

Berisha kërkon mbështetjen e SHBA-së për monitorimin e votimeve për parlamentin e ardhshëm

Philips: "Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen të lira dhe të ndershme"

Në ditën e tretë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha, ka kërkuar mbështetjen me vëzhgimin e zgjedhjeve. Sipas Berishës, sa më shumë monitorues të ketë, aq më të garantuara janë zgjedhjet. Duket se kjo kërkesë e kreut demokrat ka gjetur mbështetjen e bashkëbiseduesve. Deivid Philips, nëndrejtor i Qendrës për parandalimin e konflikteve pranë Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, është shprehur pas takimit me delegacionin shqiptar në lidhje me kërkesën e Berishës se, SHBA do të dërgojë vëzhgues për zgjedhjet parlamentare. "Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen të lira dhe të ndershme. Do të ketë vëzhgues nga Kongresi, nga institucine amerikane dhe organizata joqeveritare, që do të shkojnë në Shqipëri dhe do të monitorojnë zgjedhjet. Por do të ishte një katastrofë nëse këto zgjedhje nuk bëhen të ndershme që të prodhojnë një qeveri të fortë", tha Philips. Ai ka theksuar se me delegacionin shqiptarë ka pasur një bisedë shumë informative dhe se do të mbajmë kontakte shumë të mira dhe me qeverinë amerikane për këto probleme. Një takim i rëndësishëm nga demokratët është vlerësuar dhe ai me kongresmenin Eliot Engëll dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në SHBA. Në këto takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vend. Në darkën e shtruar me këtë rast në Nju Xhersi, një vend nderi kishte kongresmeni Engëll. Në përshëndetjen e tij, Engëll tha se ishte shumë e domosdoshme që shqiptarët të votojnë të lirë dhe vota e çdo qytetari të numërohet.

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në përshëndetjen e tij se ka bindjen e plotë se vullneti i shqiptarëve për zgjedhje të lira do të konfirmohet gjatë votimeve. Berisha falenderoi komunitetin shqiptar të SHBA-së për rolin e tyre të veçantë në të gjithë proceset që ka kaluar Shqipëria dhe Kosova. Ai tha se ekziston një vetëdijë e madhe për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Në takimet e zhvilluara dje, Berisha paraqiti pikpamjet e tij për rëndësinë e vendosjes së shtetit ligjor në Shqipëri si dhe rikthimin e zgjedhjeve të lira. Gjithashtu, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vlerësoi takimin dhe autoritetin e Këshillit, si një nga partnerët kryesorë të qeverisë amerikane për politikën e jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›