Lufter Xhuveli: PS mori nga aleatët emrat dhe votat
01/02/2005 Partitë e "Koalicionit për Integrim" bashkohen në një grup pa socialistët
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilat theksojnë se "PS-ja nuk ka pasur nevojë për numrat e aleatëve të majtë përveçse gjatë vitit të fundit". Sipas Xhuvelit, "ky nuk është një deklarim korrekt, sepse Partia Socialiste vërtet nuk ka pasur nevojë në vitin 1997 për numra, por ka pasur nevojë për emra. Ka patur nevojë për personalitete dhe cilësi, të cilat në atë moment nuk i ka pasur në bankën e vet të të dhënave". Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste thekson se dhe partia e tij nuk ja ka nevojën PS-së. Ndaj është bërë e ditur se kjo forca politike do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nuk përjashtohen koalicionet paszgjedhore me socialistët. Sipas Xhuvelit, "duke iu referuar situatës politike, kemi krijuar Grupin parlamentar pa patur nevojë për deputetë socialistë. Çdo hap që do të hidhet do të jetë proporcional me mënyrën se si PS-ja do të reagojë ndaj nesh. Do të kërkohet një partneritet dhe një qëndrim korrekt i dyanshëm dhe jo vetëm mirëkuptim i njëanshëm siç ka qenë deri më tani nga ana e Partisë Agrare Ambientaliste". PAA në konfigurimin e ri parlamentar është në të njëjtin grup me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partinë Aleanca Demokratike si dhe deputeti i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Ky mund të cilësohet dhe bashkimi më i fundit i partive të vogla parlamentare.