Kryesia e Kuvendit mbyll dyert për mediat

01/02/2005 Opozita kërcënon se do të ndërmarrë hapa drastike për kthimin e vendimit të Pëllumbit
Kryesia e Kuvendit,e shndërruar në konferenëm e kryetarëve, ka mbyllur dje dyert për mediat. Mbledhja e parë për këtë vit, mes kryetarëve të Grupeve parlamentare është karakterizuar nga debati për prezencën e mediave në këto mbledhje. Burimet kanë bërë të ditur se ka qenë republikani Neritan Alibali, që ka ngritur shqetësimin për mungesën e gazetarëve në sallë. Kjo është mbështetur dhe nga përfaqësuesit e tjerë të opozitës, të cilët janë shprehur se prezenca e mediave, gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, apo dhe në mbledhjen e kryetarëve të Grupeve, rrit më shumë transparencën dhe zbatimin e detyrimeve prej parlamentarëve. Kërkesa e opozitarëve është hedhur poshtë nga Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili është shprehur se me rregulloren e Kuvendit, mediat nuk do të jenë prezentë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Ndërsa për mbledhjet e komisioneve parlamentare, Pëllumbi është shprehur se do të jenë të hapura për gazetarët, me përjashtim kur me shumicën e anëtarëve të komisioneve vendoset ndryshe. Megjithatë, krerët e opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë mbylljen e konferencës së kryetarëve për mediat, duke theksuar se do të reagojnë në mënyrën më demokratike për të kthyer mbrapsht këtë vendim. Në këtë mënyrë është paralajmëruar dhe bojkotimi i mbledhjes së konferencës së kryetarëve deri në bërjen e transparencës për këto mbledhje.
Komisionet
Pikë tjetër e debatit për konferencën e kryetarëve ka qenë ndarja e kryesimit të komisioneve parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se përfaqësuesi i LSI-së, Sabit Brokaj dhe ai i LZHK-së, Maksim Begeja, kanë akuzuar kreun e Kuvendit për shkeljen e rreguklores, pasi ndarja e drejtimit të komisioneve, sipas tyre, nuk është bërë sipas përqindjeve që kanë Grupet parlamentare në Kuvend. Sipas Begesë, PS-së, duke parë se ka 50 për qind të votave në Kuvend, ka të drejtën e kryesimit të vetëm 4 komisioneve nga 8 që ka parlamenti. Por, në fakt, Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se PS do të drejtojë 6 komisione parlamentare dhe dy të tjerët do t'i kalojnë Partisë Demokratike. Begeja është shprehur se nga 6 komisionet, që i janë dhënë PS-së, një duhet t'i kalojë LZHK-së dhe një LSI-së. Këtë kërkesë e ka mbështetur dhe Brokaj, i cili mësohet ta ketë cilësuar këtë qëndrim si një vazhdim të marrëveshjes mes socialistëve dhe demokratëve, në dëm të LSI-së dhe LZHK-së.Parlamenti miraton komisionet
Parlamenti shqiptar tashmë do të funksionojë me 8 komisione të përhershme dhe 5 sekretariate. Dje, Kuvendi ka miratuar përbërjen e këtyre komisioneve. Ndërkohë që 6 prej tyre do të drejtohen nga mazhoranca, dhe dy nga opozita. Me 69 vota pro, 11 vota kundër dhe 12 abstenime, deputetët kanë miratuar këto komisione, pavarësisht kontestimeve. Kjo ndarje ka sjellë debat të forcave politike, të cilat kanë një përqindje të cilësuar në parlament. Deputetë të opozitës e kanë kritikuar këtë ndarje si jo reale dhe si një shembull shumë i keq i zbatimit të regullores së re të Kuvendit. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, drejtuesit e këtyre komisioneve i ka cilësuar jo profesionalë. Kjo javë do të shënojë dhe fillimin e punës së komisoneve parlamentare. Për këtë arsye ditën e enjte nuk do të zhvillohet dhe seanca plenare. Gjithashtu janë miratuar dhe përbërja e 5 sekretariateve, të cilët do të jenë në funksion të disa çështjeve kryesore si buxheti, statusi i deputetëve etj. Ndërkohë, dje në seancë plenare është pasqyruar dhe konfiguracioni i Grupeve parlamentare. Pas një zvarritje prej më shumë se dy javëve të përcaktimit të Grupeve parlamentare, tashmë Kuvendi do të ketë 8 grupe të tillë, të cilët u krijuan në bazë të rregullores së re me një kuorum prej 7 deputetësh. Ndërkohë që tre deputetë nuk do të jenë pjesë e asnjë grupi parlamentar si Gaqo Apostoli, Arjan Starova dhe Teodor Laço.