E Hënë, 2 Nëntor 2026

PSD zëvendëson Gaqo Apostolin me Elida Tepelenën

01/02/2005  Gjinushi dhe Bejtaj rëthërrasin në ndihmë PS-në, pas largimit të Apostolit

Debati në Partinë Socialdemokrate është bërë dhe më i ashpër pas largimit të Gaqo Apostolit nga Grupi parlamentar. Menjëherë pas këtij veprimi, dy deputetët e tjerë të PSD-së, Skënder Gjinushi dhe Engjëll Bejtaj, kanë nisur bisedimet me socialistët për të marrë si anëtar të grupit të tyre dhe një tjetër socialist. Burimet thanë se Elida Tepelena do të jetë ndihma më e fundit që kanë dhënë socialistët për aleatët e tyre të PSD-së. Tashmë në këtë grup parlamentar do të bëjnë pjesë dy deputetë të Partisë Socialdemokrate dhe pesë deputetë të Partisë Socialiste. Lidhur me deklaratat e Apostolit për braktisje të Grupit parlamentar, Engjëll Bejtaj shprehet se "PSD-ja e ka Grupin parlamentar, i cili përbëhet nga tetë deputetë. Kryetar i Grupit parlamentar është dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate". Bejtaj e ka konsideruar si pjesë të grupit socialdemokrat deputetin Apostoli, pasi, sipas tij, ai është i tillë "deri në momentin nëse do të ketë ndonjë deklaratë të bërë zyrtarisht dhe jo nëpër media". Por, vetë Apostoli ka deklaruar se do të iniciojë Lëvizjen e re Socialdemokrate. Dy deputetëve të PSD-së, Skënder Gjinushi dhe Engjëll Bejtaj, i janë shtuar emrat e socialistëve Elida Tepelena, Lekë Çuka, Vladimir Malo, Fatmir Xhindi dhe Ejup Tabaku. Duket se afrimi i zgjedhjeve ka sjellë dhe një afrim të socialistëvvve me PSD-në, dhe pse në debatet parlamentare apo mediatike të dy palët nxitojnë të deklarojnë ndarjen. Aleancat pritet të konfirmohen mes PSD-së dhe PS-së me afrimin e zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në mesin e këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›