E Hënë, 2 Nëntor 2026

PR nis takimet në bazë

01/02/2005  Krerët e Partisë Republikane kanë filluar takimet në bazë, me qëllim përgatitjen e elektoratit për zgjedhjet e ardhshme, si dhe identifikimin e figurave me të cilat kjo parti do të dalë në garë elektorale. Gjatë këtyrë takimeve, në qendër të vëmendjes ka qenë situata aktuale në vend, korrupsioni, si dhe domosdoshmëria e një rotacioni politik me qëllim sjelljen e opozitës në pushtet. Siparin e takimeve e ka hapur vetë kreu republikan, Mediu, gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, pak ditë përpara nisjes për në Mëngjesin e Lutjeve në Amerikë. Në bisedat e tij me republikanët e Vlorës, një vëmendje të veçantë iu kushtua problemit të pronave, si dhe kthimit dhe kompensimit të plotë të tokave ish-pronarëve. Për republikanët, drafti i propozuar nga qeveria dhe i miratuar më pas në parlament, është i papranueshëm dhe nuk i jep zgjidhjen këtij problemi të trashëguar dhe jetik për shqiptarët. PR-ja është e mendimit se mundësia e kthimit dhe kompenismit të pronave në masën 100% ekziston, por maxhorancës i mungon vullneti politik për ta çuar deri në fund këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›