"Kjo çështje nuk ka marrë nje vendim të prerë, do të jenë forumet që do të vendosin"
01/02/2005 Bamir Topi deklaron kriteret për daljen me zona të lira në zgjedhjet parlamentare të kësaj vere
PD, marrëveshje me partitë jashtë koalicionit
Partia Demokratike ka deklaruar se do të nënshkruajë marrëveshje me partitë e spektrit të djathtë, për lënien e zonave të lira në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë marrëveshje nuk janë përjashtuar as partitë jashtë koalicionit, ku nënkuptohet LZHK apo partia e Karamelos në zona të caktuara. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha dje, në një prononcim se partia më e madhe e opozitës do të diskutojë për këtë çështje në forumet më të larta të saj. Sipas Topit, në këtë marrëveshje do të përfshihen dhe partitë, të cilat nuk do të jenë në koalicion me PD-në. "Kjo çështje ende nuk ka marrë një vendim të prerë, pasi do të jenë forumet që do të vendosin, por mendimi është se në disa zona mund të lejohet që kandidatët e partive, me të cilat do të bashkëpunohet në zgjedhjet parlamentare, të mbështeten nga Partia Demokratike", tha Topi. Sipas tij, deri më tani është konkretizuar vetëm aleanca me PR-në, ndërsa në momentin që koalicionit opozitar do t'i shtohen parti të tjera, atëherë në zonat, ku këto parti kanë probabilitet më të madh fitoreje, demokratët nuk do të shpallin kandidaturat e tyre. "Nëse koalicionit opozitar do t'i shtohet ndonjë parti tjetër, natyrisht i takon forumeve të partive respektive të vendosin dhe atëherë çdo gjë është e mundshme, pra nëse janë në aleancë do të ketë zona të lira aty ku një deputet i caktuar ka probabilitet më të lartë për të fituar", tha Topi. Megjithatë, aleanca me partinë më të madhe të opozitës duket se nuk do të jetë kusht i domosdoshëm që partitë e tjera më të vogla të kenë zona të lira dhe të mbështetura nga PD-ja.
Aleancat
Sipas Bamir Topit, praktika e zonave të lira do të ndiqet edhe për ato parti që kanë vendosur të rrinë jashtë koalicionit. Në këtë mënyrë duket se nuk përjashtohet LZHK-ja, e cila vetëm pak ditë më parë refuzoi aleancën me PD-në. Topi deklaron se në këto zona, aleate ose jo, kandidatët e opozitës do të mbështeten nga Partia Demokratike. "Nga lënia e zonave të lira për kandidatët, nuk përjashtohet mundësia të përfitojnë dhe partitë e tjera jashtë koalicionit", tha Topi. Gjithsesi, deri më tani, demokratët nuk kanë deklaruar koalicion me ndonjë parti tjetër të spektrit të djathtë, përveç PR-së. Shenja të afrimit janë vënë re dhe nga PDR-ja, e Pollos, megjithë qëndrimet e tyre shpeshherë kontradiktore. PD-ja ka deklaruar se është e gatshme të hyjë në bisedime për aleanca me PDR-në, me kusht që këta të fundit të heqin dorë nga bashkëpunimi apo "flirtet" me mazhorancën. Reformatorët janë shprehur se presin nga PD-ja një ftesë konkrete bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme. Një nga partitë që pritet të rreshtohet në krah të PD-së është dhe PDK-ja, kryetari i së cilës ka kërkuar të kandidojë përballë Kryeministrit Nano në Sarandë. Për sa i përket minoritetit, duket se këtë herë demokratët nuk kanë ndër mend të bashkëpunojnë me PBDNJ-në e Dules, por do të hedhin në tregun e kandidaturave në zonat e populluara nga minoritarët Karamelon dhe përkrahësit e tij.
Ndoka: Zonat e lira nuk janë kriteri bazë
PDR-ja nuk e konsideron si prioritare në një koalicion të mundshëm me PD-në lënien e zonave të lira. Kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, tha në një prononcim për "Metropol", se parësore në aleancën me PD-në do të jenë pikat që bashkojnë opozitën dhe jo mbushja e karrigeve të parlamentit. "Primare në një koalicion nuk janë zonat e lira, por pikat e përbashkëta të bashkëpunimit. Problemi i zonave të lira është dytësor, ose i thënë ndryshe sa për të mbushur karriget e parlamentit. Në një koalicion të mundshëm me PD-në, parësore do të jenë format dhe pikat ku do të bashkëpunojmë, si dhe qëllimi i përbashkët për të kryer rrotacionin politik", tha Ndoka. Vetëm pak ditë më parë, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate të Re doli me një Rezolutë, ku deklaronte se reformatorët po përgatiten për të dalë të vetëm në zgjedhje. Por, pavarësisht nga kjo, burime nga PDR-ja shprehen se dyert e bashkëpunimit me PD-në mbeten të hapura. Tashmë pritet ardhja e kreut demokrat, Berisha nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA, për të filluar bisedimet për një koalicion të mundshëm mes dy partive. Në diskutimet për koalicionet, partitë do të diskutojnë konkretisht me numrin e mbështetësve që kanë në çdo zonë.