E Hënë, 2 Nëntor 2026

"ZMQ avokatët e çështjes shqiptare"

01/02/2005  Rugova takon Kreshnik Spahiun në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu dhe përfaqësues të Koalicionit Shqiptar Antikorrupsion, takuan dje, në Prishtinë, Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova me ftesë të këtij të fundit. Gjatë takimit u fol për gjendjen dhe aktivitetet e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Kosovë dhe sfidat e përbashkëta. Presidenti Rugova shfaqi interes të madh për aktivitetet e fundit të Zyrës për Mbrotjen Qytetare dhe rolin e saj në ndërgjegjësimin e publikut dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje. “Vlerësoj shumë rolin tuaj për të nxitur kurajon qytetare”, tha Presidenti Rugova. Ai u shpreh entuziast për nismën e ZMQ, për të ngritur një rrjet të ngjashëm në Kosovë dhe theksoi se duhet më tepër bashkëpunim mes shoqërisë civile dhe strukturave shtetërore. “Ju me aktivitetin tuaj dhe kontaktet që keni jeni edhe avokatë të mirë të proceseve intregruese, në të cilën po hyn Shqipëria, Kosova dhe rajoni”, tha Rugova. Spahiu tha se në Shqipëri jemi në një pozicion më të vështirë, për shkak edhe të problemeve, me të cilat përballet vendi. “Ne dëshirojmë të mos angazhohemi vetëm në fushata antikorrupsion, por më tepër në nxitjen e kurajos civile në vend. Ne po lobojmë që Shqipëria të kualifikohet në Fondin e Sfidave të Mileniumit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›