Xhufi: PS po ushtron presion ndaj anëtarëve të LSI në Skrapar
01/02/2005 Lëvizja Socialiste për integrim kërkon paanshmërinë e TVSH-së
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, ka zhvilluar dje, në qytetin e Skraparit, analizën e ecurisë së kësaj partie në këtë rreth. Problemet e shtrirjes së LSI-së në elektoratin shqiptar kanë qenë pjesë e diskutimeve mes përfaqësuesit Xhufi dhe kryesisë së kësaj dege. Nga anëtarët e kësaj kryesie është raportuar si një shqetësim ushtrimi i formave të ndryshme të presionit nga ana e përfaqësuesve të PS-së ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së. Pasi është informuar dhe me një sërë problemesh të tjera, që shqetësojnë këtë zonë, nënkryetari Xhufi i ka bërë një panoramë të punës dhe programit të LSI-së në të gjithë vendin. Xhufi ka vënë theksin te mbrojtja e procesit zgjedhor të kësaj vere, denoncimin e bashkëpunimit PS-PD për të kontrolluar këtë proces, si dhe denoncimin e politikave përjashtuese ndaj LSI-së, që zbatohen nga organet e informacionit të kontrolluar nga pushteti, posaçërisht nga RTVSH. Gjithashtu denoncimin e presionit në rritje të strukturave të pushtetit kundër anëtarëve të LSI-së. Ndërkohë që në rrethin e Skraparit anëtarësia e LSI-së ka kapur shifrën e mbi 1100 anëtarëve, të cilët janë të regjistruar. Aktualisht kjo parti po përgatit strukturat e saj në shkallë vendi për të përballur me sukses zbatimin e parimit "një anëtar, një votë".