E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikani Onievun blihet nga Milani

Pas kontestimeve, Milani bën edhe goditjen e parë në merkato. Është Oguçi Onievu, mbrojtësi qendror amerikan, 27 vjeç, me origjinë nigeriane, i ardhur në parametra zero nga Standard Liezhi. Onievu ka edhe një pasaportë belge dhe ka nënshkruar një kontratë që skadon më 30 qershor 2012. Onievu doli në pah në Kupën e Konfederatave, ku zhvilloi një gjysmëfinale të shkëlqyer kundër Spanjës, të cilën e përsëriti në finalen kundër Brazilit. Ai ka një fizik të mirë (1.95 cm x 98 kg) dhe më parë ka luajtur për Metz e Njukasëll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›