E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanavaro: Interi superior, por ne do të luftojmë deri në fund

Sipas Fabio Kanavaros, "kontingjenti i Interit është ende më i fortë" se ai i Juventusit. Megjithatë, kapiteni i Kombëtares italiane, i rikthyer te bardhezinjtë pas aventurës me Realin e Madridit, shprehet i bindur se "me blerjet e realizuara deri më tani do të jemi në gjendje të luftojmë deri në fund të kampionatit me kampionët e Serisë A". Drejtuesit e klubit torinez vazhdojnë të jenë mjaft aktivë në merkato, duke përcaktuar të tjerë elementë që mund t‘i shtohen skuadrës së drejtuar nga Çiro Ferrara. "Po flitet për Felipe Melon, D‘Agostinon dhe për Diarra. Të gjithë këta janë lojtarë të mëdhenj: të denjë për t‘u përfaqësuar me Juventusin", pohoi mbrojtësi. Kanavaro theksoi se ka ende "etje" për të fituar trofe: "Në këto vitet e fundit kam marrë disa trofe të rëndësishëm, por dëshiroj të fitoj edhe më shumë. Nuk mund të them se çfarë kupe synoj, por e rëndësishme është që nuk dorëzohem. Duhet të japim maksimumin, e të kemi edhe fat për të arritur gjëra të rëndësishme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›