E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Maikonin, tani në garë është edhe Liverpuli

Del në pah një tjetër pretendent për të marrë shërbimet e mbrojtësit brazilian të Interit, Maikon: Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën angleze të Liverpulit. Ai që e ka bërë të ditur këtë lajm, ka qenë vetë menaxheri i lojtarit brazilian, Antonio Kaliendo, i cili, sipas shkrimit në faqet e gazetës "Daily Sport", ka deklaruar publikisht interesin e "Reds"-ave për klientin e tij. Por ka theksuar gjithashtu se Liverpuli nuk është i vetëm në garë për të blerë mbrojtësin potent të zikaltërve. Maikon është në shënjestrën e Realit të Madridit, Çelsit dhe Mançester Sitit. "Të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri atëherë", kanë qenë fjalët e menaxherit të futbollistit. Për momentin ekziston ndjenja, në bazë të së cilës qëndron fakti: nëse Masimo Morati nuk do të vendosë të rrisë rrogën e mbrojtësit të krahut nga Brazili, situata mund të komplikohet vërtet shumë keq. Ndërkohë që vetë Liverpuli ka vendosur të rinovojë kontratën me mesfushorin e njohur izraelit, Josi Benajun, i cili do të duhet të qëndrojë te kjo skuadër deri në 2013-ën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›