Amerikani që eksploron Shqipërinë përmes sporteve në natyrë
Në një ditë të bukur dimri sh
qiptar e sheh pa pallto,
apo xhaketë. Ecën i veshur
lehtë me një bluzë pambuku dhe
një këmishë. Është i afeksionuar
pas Shqipërisë, jo vetëm për
klimën e bukur dhe ditët plot
dritë, por edhe për shkak të natyrës
së saj, që thërret fort për aventura.
Pas dy vitesh e gjysmë pune në
Shqipëri, si zëvendësshef i sigurisë
në ambasadën amerikane, Toni
Pate ditët e pushimit ka ditur t‘i
shfrytëzojë mirë, duke dalë jashtë
Tiranës, në kërkim të ajrit të pastër
dhe mundësisë për t‘u ushtruar
me aktivitete sportive. Ndër më të
preferuarit rreshton ngjitjen në
male, por sidomos shëtitjet me
biçikletën e tij të posaçme për terrenin
malor. Kujton se shumë të
huaj që vizitojnë vetëm Tiranën
humbasin një mundësi të madhe
për të parë edhe pjesën tjetër shqiptare.
Të merresh me sport dhe aktivitete
fizike për Tonin nuk është
detyrë dhe as thjesht pasion, është
më shumë se kaq. Është një
mënyrë jetese. I dashuruar me
sportin dhe i mësuar me të që në
fëmijëri, ai e konsideron aktivitetin
fizik edhe si një investim
shumë të mirë për shëndetin, e që
çdokush duhet ta bëjë për veten.
Tashmë, Toni njeh më së miri
shumë nga vendet që një pjesë e
shqiptarëve nuk kanë mundur t‘i
eksplorojnë, siç janë zonat e thella
të Thethit, apo Tropojës. Por, edhe
Riviera joniane nuk i ka shpëtuar
adhuruesit të sporteve në natyrë.
Mali i Dajtit është një tjetër destinacion,
ku tashmë kalon shpesh
fundjavat. E ndërsa Shqipëria zbulohet
pak e nga pak në sytë e këtij
amerikani, për mjaft të huaj që
vijnë në Tiranë dhe nuk shohin
asgjë tjetër nga vendi ynë, ai thotë
se humbasin shumë.
Kam dëgjuar se ju jeni një
ndër njerëzit më aktivë në
ambasadën amerikane në
Tiranë për sa i përket aspektit
të ushtrimit fizik. Kjo
ndodh sepse jeni i detyruar
për shkak të detyrës që kryeni,
apo është një preferencë
e juaja?
Për mua aktiviteti fizik është
një mënyrë jetese. Jam rritur duke
u marrë me sport, me futboll
amerikan, apo gara vrapimi që kur
kam qenë në shkollë. Më pas, kur
kalova në kolegj, nisa të ushtrohem
me sporte që luhen në
skuadër, si softball, handball dhe
racketball.
Kam luajtur në disa liga, në
racketball për 15 vjet, apo në liga
profesionale. Fatkeqësisht jo në të
gjitha vendet ku unë punoj ka
fusha të përshtatshme për të luajtur
racketball.
Të ushtrohem fizikisht do të
thotë jo vetëm të mbaj veten në
formë, por gjithashtu të mund të
çliroj stresin që kam në punën
time të përditshme. Këtu, p.sh.,
më është dashur të përshtatem në
aktivitetet sportive që përfshihem,
sepse nuk ka liga të përshtatshme
për softball, apo racketball,
kështu që kryej disa nga mënyrat
tradicionale të ushtrimit fizik, si
ecje, vrapime, shkoj në palestër.
Por ajo që dua të veçoj është ecja
në natyrë. Kam bërë mjaft eksplorime,
ngjitje në mal, si në Dajt,
në Krujë dhe në zona të tjera rreth
e rrotull Tiranës.
Një nga mënyrat kryesore të
stërvitjes sime është biçikleta dhe
për këtë koha këtu është e përkryer
gjatë gjithë vitit. Kam dy të tilla,
një biçikletë për në rrugë të zakonshme
dhe një tjetër për ngjitje në
mal. Në fakt këtu përdor vetëm
biçikletën e malit, kurse atë për
rrugë të zakonshme e kam të vendosur
në shtëpi, në pajisje fikse
dhe ushtrohem aty. Kam parë disa
skuadra të vogla çiklistësh, që ecin
nëpër rrugët nacionale, si Tiranë-
Elbasan, apo Tiranë-Fier dhe kam
dashur që t‘u bashkohem e të
bëjmë çiklizëm së bashku, por deri
tani nuk kam guxuar ta bëj këtë në
rrugët nacionale, ndaj u jam përmbajtur
rrugëve rurale e parqeve.
Jeta juaj duket e mbushur
plot me aktivitete sportive.
Çfarë do të thotë për një
njeri që t‘i dedikohet kaq
shumë sportit? Çfarë do të
rekomandonit edhe për të
tjerët?
Për mua sporti nuk është
vetëm ushtrim, është një mënyrë
jetese. Jam rritur duke u marrë me
të e duke parë sporte dhe i njoh
përfitimet e sporteve, që janë jo
vetëm mbajtja në formë, por edhe
krijimi i shpirtit të skuadrës,
mësime për jetën nëpërmjet praktimit
të sporteve. Këtu kemi arritur
të luajmë një minikampionat futbolli
amerikan dhe softball. Kemi
luajtur në skuadra të vogla te fushat,
te pishinat dhe është një
mënyrë shumë e mirë për t‘u njohur
me njerëzit edhe jashtë ambientit
të punës e për të krijuar shoqëri.
Në mënyrën se si unë jam rritur
dhe se si e shoh, sportet janë
një lloj shoqërizimi dhe një pjesë
qendrore e jetës shoqërore. Në
qytetin ku jam rritur, në Oklahoma,
aktivitetet sportive ishin një pikë
takimi për mbledhjen dhe njohjen,
apo ndërveprimin e
njerëzve, të brezave të ndryshëm.
Ndaj duhet të ketë edhe mbështetje
nga komuniteti për këto lloj
aktivitetesh, për të inkurajuar të
rinjtë, por edhe që gjithë të tjerët
të jenë më aktivë e të njohin të
mirat e sportit e të ushtrimit në
sporte, si një nga mënyrat për të
jetuar mirë.
Me një jetë kaq të pasur
sportive, a ndodh që të
sëmureni? Si janë marrëdhëniet
tuaja me doktorët?
Nuk është se kam të bëj shumë
me doktorët, se fatmirësisht nuk
jam sëmurur, apo dëmtuar.
Thjesht kam kontakte të vazhdueshme
me ta, për t‘u kontrolluar
periodikisht dhe çdo gjë shkon
mirë.
Folët për shumë udhëtime
që keni bërë në Shqipëri.
Cili është perceptimi
juaj, pas këtij "eksplorimi
shqiptar", nëse mund ta
quajmë kështu?
Është një vend mjaft i bukur.
Më ka pëlqyer që kam punuar dhe
jetuar këtu për rreth dy vjet e
gjysmë. Jam ngjitur në këmbë në
malin e Dajtit, kam bërë një
udhëtim në dëborë në Qafë-
Thanë para dy vjetësh, kam bërë
udhëtime në Theth, në Tropojë, në
Vlorë, Himarë… në zonat bregdetare.
Gjëja më interesante për Shqipërinë
është se ka kaq shumë
gjëra të bukura për të parë e për të
bërë. Nëse shkon në Krujë, vërtet
mund të vizitosh qytetin dhe pazarin
karakteristik, por nëse del jashtë
saj ka vende të tjera të bukura
për të ecur e për të vrapuar, të cilat
janë të mrekullueshme. Sigurisht
që shijon një pjesë krejtësisht të
ndryshme të Shqipërisë, sepse për
mjaft njerëz që vijnë në Tiranë,
gjithçka që ata shikojnë është
vetëm ajo, Tirana. Por, zonat përreth
janë kaq ndryshe, saqë, për
mendimin tim, tregojnë një pjesë
krejt tjetër të Shqipërisë. Fatkeqësisht,
pjesa më e madhe e të huajve
e humbasin këtë eksperiencë.
Pjesa më interesante, kur unë
dhe një koleg shkuam në Krujë një
herë, ishte kur u ngjitëm me biçikleta
në majë të malit, aty ku ndodhet
teqeja bektashiane. Atje
gjetëm dikë që na tregoi traditat se
si të hynim, të dilnim, se duhet të
hiqnim këpucët, apo që ishte mirë
të sillnim qirinj. Ndërsa në zbritje
ishte diçka tjetër interesante:
njerëzit që ngisnin makina ecnin
mjaft ngadalë, për shkak të rrugës,
ndërsa ne me biçikleta i parakalonim.
Mes tyre pati edhe shumë
kuriozë që na fotografonin. Këto
janë eksperienca të bukura, që
pak të huaj i provojnë këtu në Shqipëri.
Duket se ju preferoni një
jetë me aventura, në vend të
një jete të mbyllur në zyrë.
Çfarë do t‘u këshillonit
miqve tuaj, por edhe
njerëzve që nuk i njihni,
ndërsa lexojnë këtë intervistë?
Ajo që kam vënë re është se
këtu nuk ka shumë njerëz që shëtisin
në parqe në fundjavë. Mjaft
njerëz, jo vetëm këtu, e shohin si
një barrë ushtrimin fizik, sepse
bëjnë gabimin që kur fillojnë, ushtrohen
shumë fort. P.sh., ata shkojnë
në palestër tri herë në javë
me intensitet të lartë dhe pastaj
javën tjetër u duhet që të mos shkojnë
më, për shkak të dhembjes
së muskujve. Prej kësaj e humbasin
edhe dëshirën për të vazhduar
me aktivitetin fizik. Rekomandimi
im është që të fillojnë me gjëra të
vogla, derisa të mund ta ndiejnë të
nevojshme e ta bëjnë pjesë të jetës
së tyre aktivitetin fizik, sepse, siç e
thashë, hapat gjigante që në fillim
e para, të lodhin, të dëmtojnë
muskujt dhe e dyta mund të humbasësh
motivimin për të vazhduar.
Dhe një gjë tjetër që duhet pasur
kujdes është për kënaqësinë.
Sporti nuk është punë, është
kënaqësi. Është njëlloj sikur po
investon për veten. Është si një
llogari, ku t‘i investon për të marrë
mbrapsht për veten tënde, sepse
vërtet paguhesh për punën që
bën, por puna nuk ju jep asgjë
tjetër mbrapsht, vetëm ju merr,
ndërsa kur ushtroheni fizikisht e
tregoni kujdes për veten, ju investoni
për veten dhe kjo është
kënaqësi, nuk është punë.
Por nuk qëndron vetëm aktiviteti
fizik, e gjitha është pjesë e një
pakete, e një kombinimi. Është
mirë që të kombinohet me ushqimin
e mirë dhe sensin e masës
në gjithçka që konsumon. E kuptoj
që disa njerëz pinë cigare.
Prindërit e mi e kanë bërë këtë, por
unë nuk e kam pirë kurrë cigaren.
Gjithashtu, pijet alkoolike janë me
masë. Për sa i përket dietës, Shqipëria
është vendi i duhur për
këtë, pasi këtu i gjen të gjitha ushqimet
të freskëta, frutat, perimet,
apo edhe bukën e mirë.
qiptar e sheh pa pallto,
apo xhaketë. Ecën i veshur
lehtë me një bluzë pambuku dhe
një këmishë. Është i afeksionuar
pas Shqipërisë, jo vetëm për
klimën e bukur dhe ditët plot
dritë, por edhe për shkak të natyrës
së saj, që thërret fort për aventura.
Pas dy vitesh e gjysmë pune në
Shqipëri, si zëvendësshef i sigurisë
në ambasadën amerikane, Toni
Pate ditët e pushimit ka ditur t‘i
shfrytëzojë mirë, duke dalë jashtë
Tiranës, në kërkim të ajrit të pastër
dhe mundësisë për t‘u ushtruar
me aktivitete sportive. Ndër më të
preferuarit rreshton ngjitjen në
male, por sidomos shëtitjet me
biçikletën e tij të posaçme për terrenin
malor. Kujton se shumë të
huaj që vizitojnë vetëm Tiranën
humbasin një mundësi të madhe
për të parë edhe pjesën tjetër shqiptare.
Të merresh me sport dhe aktivitete
fizike për Tonin nuk është
detyrë dhe as thjesht pasion, është
më shumë se kaq. Është një
mënyrë jetese. I dashuruar me
sportin dhe i mësuar me të që në
fëmijëri, ai e konsideron aktivitetin
fizik edhe si një investim
shumë të mirë për shëndetin, e që
çdokush duhet ta bëjë për veten.
Tashmë, Toni njeh më së miri
shumë nga vendet që një pjesë e
shqiptarëve nuk kanë mundur t‘i
eksplorojnë, siç janë zonat e thella
të Thethit, apo Tropojës. Por, edhe
Riviera joniane nuk i ka shpëtuar
adhuruesit të sporteve në natyrë.
Mali i Dajtit është një tjetër destinacion,
ku tashmë kalon shpesh
fundjavat. E ndërsa Shqipëria zbulohet
pak e nga pak në sytë e këtij
amerikani, për mjaft të huaj që
vijnë në Tiranë dhe nuk shohin
asgjë tjetër nga vendi ynë, ai thotë
se humbasin shumë.
Kam dëgjuar se ju jeni një
ndër njerëzit më aktivë në
ambasadën amerikane në
Tiranë për sa i përket aspektit
të ushtrimit fizik. Kjo
ndodh sepse jeni i detyruar
për shkak të detyrës që kryeni,
apo është një preferencë
e juaja?
Për mua aktiviteti fizik është
një mënyrë jetese. Jam rritur duke
u marrë me sport, me futboll
amerikan, apo gara vrapimi që kur
kam qenë në shkollë. Më pas, kur
kalova në kolegj, nisa të ushtrohem
me sporte që luhen në
skuadër, si softball, handball dhe
racketball.
Kam luajtur në disa liga, në
racketball për 15 vjet, apo në liga
profesionale. Fatkeqësisht jo në të
gjitha vendet ku unë punoj ka
fusha të përshtatshme për të luajtur
racketball.
Të ushtrohem fizikisht do të
thotë jo vetëm të mbaj veten në
formë, por gjithashtu të mund të
çliroj stresin që kam në punën
time të përditshme. Këtu, p.sh.,
më është dashur të përshtatem në
aktivitetet sportive që përfshihem,
sepse nuk ka liga të përshtatshme
për softball, apo racketball,
kështu që kryej disa nga mënyrat
tradicionale të ushtrimit fizik, si
ecje, vrapime, shkoj në palestër.
Por ajo që dua të veçoj është ecja
në natyrë. Kam bërë mjaft eksplorime,
ngjitje në mal, si në Dajt,
në Krujë dhe në zona të tjera rreth
e rrotull Tiranës.
Një nga mënyrat kryesore të
stërvitjes sime është biçikleta dhe
për këtë koha këtu është e përkryer
gjatë gjithë vitit. Kam dy të tilla,
një biçikletë për në rrugë të zakonshme
dhe një tjetër për ngjitje në
mal. Në fakt këtu përdor vetëm
biçikletën e malit, kurse atë për
rrugë të zakonshme e kam të vendosur
në shtëpi, në pajisje fikse
dhe ushtrohem aty. Kam parë disa
skuadra të vogla çiklistësh, që ecin
nëpër rrugët nacionale, si Tiranë-
Elbasan, apo Tiranë-Fier dhe kam
dashur që t‘u bashkohem e të
bëjmë çiklizëm së bashku, por deri
tani nuk kam guxuar ta bëj këtë në
rrugët nacionale, ndaj u jam përmbajtur
rrugëve rurale e parqeve.
Jeta juaj duket e mbushur
plot me aktivitete sportive.
Çfarë do të thotë për një
njeri që t‘i dedikohet kaq
shumë sportit? Çfarë do të
rekomandonit edhe për të
tjerët?
Për mua sporti nuk është
vetëm ushtrim, është një mënyrë
jetese. Jam rritur duke u marrë me
të e duke parë sporte dhe i njoh
përfitimet e sporteve, që janë jo
vetëm mbajtja në formë, por edhe
krijimi i shpirtit të skuadrës,
mësime për jetën nëpërmjet praktimit
të sporteve. Këtu kemi arritur
të luajmë një minikampionat futbolli
amerikan dhe softball. Kemi
luajtur në skuadra të vogla te fushat,
te pishinat dhe është një
mënyrë shumë e mirë për t‘u njohur
me njerëzit edhe jashtë ambientit
të punës e për të krijuar shoqëri.
Në mënyrën se si unë jam rritur
dhe se si e shoh, sportet janë
një lloj shoqërizimi dhe një pjesë
qendrore e jetës shoqërore. Në
qytetin ku jam rritur, në Oklahoma,
aktivitetet sportive ishin një pikë
takimi për mbledhjen dhe njohjen,
apo ndërveprimin e
njerëzve, të brezave të ndryshëm.
Ndaj duhet të ketë edhe mbështetje
nga komuniteti për këto lloj
aktivitetesh, për të inkurajuar të
rinjtë, por edhe që gjithë të tjerët
të jenë më aktivë e të njohin të
mirat e sportit e të ushtrimit në
sporte, si një nga mënyrat për të
jetuar mirë.
Me një jetë kaq të pasur
sportive, a ndodh që të
sëmureni? Si janë marrëdhëniet
tuaja me doktorët?
Nuk është se kam të bëj shumë
me doktorët, se fatmirësisht nuk
jam sëmurur, apo dëmtuar.
Thjesht kam kontakte të vazhdueshme
me ta, për t‘u kontrolluar
periodikisht dhe çdo gjë shkon
mirë.
Folët për shumë udhëtime
që keni bërë në Shqipëri.
Cili është perceptimi
juaj, pas këtij "eksplorimi
shqiptar", nëse mund ta
quajmë kështu?
Është një vend mjaft i bukur.
Më ka pëlqyer që kam punuar dhe
jetuar këtu për rreth dy vjet e
gjysmë. Jam ngjitur në këmbë në
malin e Dajtit, kam bërë një
udhëtim në dëborë në Qafë-
Thanë para dy vjetësh, kam bërë
udhëtime në Theth, në Tropojë, në
Vlorë, Himarë… në zonat bregdetare.
Gjëja më interesante për Shqipërinë
është se ka kaq shumë
gjëra të bukura për të parë e për të
bërë. Nëse shkon në Krujë, vërtet
mund të vizitosh qytetin dhe pazarin
karakteristik, por nëse del jashtë
saj ka vende të tjera të bukura
për të ecur e për të vrapuar, të cilat
janë të mrekullueshme. Sigurisht
që shijon një pjesë krejtësisht të
ndryshme të Shqipërisë, sepse për
mjaft njerëz që vijnë në Tiranë,
gjithçka që ata shikojnë është
vetëm ajo, Tirana. Por, zonat përreth
janë kaq ndryshe, saqë, për
mendimin tim, tregojnë një pjesë
krejt tjetër të Shqipërisë. Fatkeqësisht,
pjesa më e madhe e të huajve
e humbasin këtë eksperiencë.
Pjesa më interesante, kur unë
dhe një koleg shkuam në Krujë një
herë, ishte kur u ngjitëm me biçikleta
në majë të malit, aty ku ndodhet
teqeja bektashiane. Atje
gjetëm dikë që na tregoi traditat se
si të hynim, të dilnim, se duhet të
hiqnim këpucët, apo që ishte mirë
të sillnim qirinj. Ndërsa në zbritje
ishte diçka tjetër interesante:
njerëzit që ngisnin makina ecnin
mjaft ngadalë, për shkak të rrugës,
ndërsa ne me biçikleta i parakalonim.
Mes tyre pati edhe shumë
kuriozë që na fotografonin. Këto
janë eksperienca të bukura, që
pak të huaj i provojnë këtu në Shqipëri.
Duket se ju preferoni një
jetë me aventura, në vend të
një jete të mbyllur në zyrë.
Çfarë do t‘u këshillonit
miqve tuaj, por edhe
njerëzve që nuk i njihni,
ndërsa lexojnë këtë intervistë?
Ajo që kam vënë re është se
këtu nuk ka shumë njerëz që shëtisin
në parqe në fundjavë. Mjaft
njerëz, jo vetëm këtu, e shohin si
një barrë ushtrimin fizik, sepse
bëjnë gabimin që kur fillojnë, ushtrohen
shumë fort. P.sh., ata shkojnë
në palestër tri herë në javë
me intensitet të lartë dhe pastaj
javën tjetër u duhet që të mos shkojnë
më, për shkak të dhembjes
së muskujve. Prej kësaj e humbasin
edhe dëshirën për të vazhduar
me aktivitetin fizik. Rekomandimi
im është që të fillojnë me gjëra të
vogla, derisa të mund ta ndiejnë të
nevojshme e ta bëjnë pjesë të jetës
së tyre aktivitetin fizik, sepse, siç e
thashë, hapat gjigante që në fillim
e para, të lodhin, të dëmtojnë
muskujt dhe e dyta mund të humbasësh
motivimin për të vazhduar.
Dhe një gjë tjetër që duhet pasur
kujdes është për kënaqësinë.
Sporti nuk është punë, është
kënaqësi. Është njëlloj sikur po
investon për veten. Është si një
llogari, ku t‘i investon për të marrë
mbrapsht për veten tënde, sepse
vërtet paguhesh për punën që
bën, por puna nuk ju jep asgjë
tjetër mbrapsht, vetëm ju merr,
ndërsa kur ushtroheni fizikisht e
tregoni kujdes për veten, ju investoni
për veten dhe kjo është
kënaqësi, nuk është punë.
Por nuk qëndron vetëm aktiviteti
fizik, e gjitha është pjesë e një
pakete, e një kombinimi. Është
mirë që të kombinohet me ushqimin
e mirë dhe sensin e masës
në gjithçka që konsumon. E kuptoj
që disa njerëz pinë cigare.
Prindërit e mi e kanë bërë këtë, por
unë nuk e kam pirë kurrë cigaren.
Gjithashtu, pijet alkoolike janë me
masë. Për sa i përket dietës, Shqipëria
është vendi i duhur për
këtë, pasi këtu i gjen të gjitha ushqimet
të freskëta, frutat, perimet,
apo edhe bukën e mirë.