Amerikania tenton ti japë fund jetës, ishte anëtare e një sekti fetar
Sara Smith është dërguar në spital për t’u vizituar pasi kishte probleme mendore
Artan CENA
TIRANË – Amerikania, anëtare e një sekti fetar që vepronte në Shqipëri, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte me qira. 23-vjeçarja me shtetësi amerikane, Sara Smith, ka tentuar të vetëhidhet nga pallati ku banonte që prej katër muajsh në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo ka alarmuar policinë dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forca speciale. Këta të fundit, pas më shumë se 30 minutash negociata, kanë mundur që të bindin vajzën që të mos ndërmerrte aktin fatal të vetëflijimit. Pasi është bindur vajza është marrë në pyetje në lidhje me aktin që do të merrte. Siç është bërë e ditur, ajo vuante nga çrregullime mendore dhe ky nuk ishte rasti i parë që ajo kishte tentuar vetëvrasjen. Disa muaj më parë ajo kishte tentuar sërish t’i jepte fund jetës, por ishte shpëtuar.
Ngjarja
Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, kur shtetasja amerikane ka tentuar të hidhet nga dritarja e shtëpisë së saj. Por ka qenë fqinji i 23-vjeçares, i cili, pasi e ka parë veprimin e saj, ka lajmëruar menjëherë policinë. Forcat e Komisariatit Nr. 4 të kryeqytetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke tentuar të komunikojnë me Sara Smith për të mos e kryer aktin e vetëvrasjes. Më pas, në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forca të RENEA-s, të cilët kanë negociuar me vajzën amerikane dhe pas disa negociatash ajo ka mundur të zbresë nga dritarja. Më pas ka shkuar dhe ka hapur derën e shtëpisë ku kanë hyrë edhe forcat e policisë. Ata e kanë ndaluar vajzën që të ndërmerrte një tjetër akt vetëflijimi, duke e shoqëruar dhe më pas mjekuar, pasi gjendja e saj mendore ishte e rënduar. Pasi ka marrë mjekimin e parë policia ka marrë një dëshmi të saj. Të njëjtat burime pohojnë se 23-vjeçarja amerikane është dërguar në Spitalin Nr. 5 për të bërë ekzaminimet e mëtejshme për gjendjen e saj psikike, pasi dyshohet se vuan nga çrregullime mendore. Madje, sipas policisë, nga hetimet paraprake rezulton se amerikania kishte tentuar të vetëvritej edhe disa javë më parë, duke numëruar herën e dytë të tentativës së vetëvrasjes.
Hetimet
Mësohet se Sara Smith dyshohet se ishte pjesë e një sekti fetar, por policia po punon për të zbardhur shkaqet që kanë dërguar 23-vjeçaren për të kryer aktin e vetëvrasjes. Ata e kanë marrë në pyetje të renë që jetonte në kryeqytet. Siç është bërë e ditur, shpjegimet e dhëna nga ajo nuk kanë qenë të dobishme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka kërkuar informacione dhe nga shokët dhe shoqet e vajzës së re, me qëllim që të zbardhte detaje të mundshme që mund të çonin në plotësimin e dosjes. Policia është duke hetuar dhe aktivitetin e sektit fetar ku ishte aktive dhe vajza, për të gjetur ndonjë shkak të mundshëm për shtyrjen e vajzës drejt vetëflijimit.
27 Maj 2010