“Plus”, përgatitet të futet në tregun celular operatori i katërt
“Plus”, operatori më i ri në tregun shqiptar prezantoi dje në një konferencë për shtyp arritjet e tij të deritanishme dhe planet afatshkurtra për ofrimin në treg të shërbimeve të tij. Drejtori Ekzekutiv i “Plus”, Moni Buchnik, njoftoi se kompania ka nënshkruar tashmë marrëveshjet tregtare me furnitorët kryesorë të rrjetit, pas procesit tenderues. Sipas tij, disa kompani shqiptare janë kontraktuar për kryerjen e punimeve të nevojshme për ndërtimin e rrjetit, ndërtimin e stacioneve të “backbone”-ve, stacioneve në terren, stacioneve në godina, ofrimin e shërbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirëmbajtjen e rrjetit si dhe shërbimin e sigurisë fizike për rrjetin etj. “Nokia Siemens” është përzgjedhur si furnitori i “RAN” (Radio Açess Netëork) dhe pajisjeve të “Core Netëork” (centralit).
“NEC” është përzgjedhur si furnitor i rrjetit “backbone” dhe linqeve të tij microwareve. “Comverse” është kompania e përzgjedhur për të ofruar pajisjet “BSS / VAS” (tarifimi dhe shërbimet me vlerë të shtuar). “Plus” ka përfunduar procesin e kontraktimit për më shumë se 100 stacione bazë dhe është aktualisht në procesin e ndërtimit të 50 stacioneve të tjera. Mbulimi do të shtrihet në faza, duke filluar nga zona Tiranë-Durrës-Rinas dhe më pas do të shtrihet në qytetet kryesore dhe rrugët kombëtare. Investitorët kanë planifikuar të investojnë rreth 100 milionë euro gjatë dy viteve të para, prej të cilave rreth 35 milionë janë vendosur aktualisht në dispozicion nga ana e investitorëve shqiptarë.
27 Maj 2010