BE: Të gjitha bankat do të paguajnë taksa
Bankat në Bashkimin Europian do të taksohen me një tarifë të veçantë, një vendim ky i marrë nga Komisioni për Tregun e Brendshëm. Një lajm të tillë e ka bërë me dijeni vetë komisioneri i BE-së, Michel Barnier, sipas të cilit, në selinë e BE-së po thuren planet për një taksë mbi propozimin e mbështetur nga kancelari britanik, George Osborne. Në fakt koalicioni qeverisës në Britani ka thënë se mund të ketë dy taksa të reja mbi bankat; njëra mbi huat dhe tjetra mbi fitimet. Ndërkaq, grupi tjetër që e kundërshton këtë pohon se taksa re që përgatitet për të gjitha bankat në Europë presupozohet të vihet vetëm mbi të ardhurat e tyre. Banier njofton se ai beson që të gjitha vendet e BE-së duhet të vendosin një taksë gati identike të re mbi bankat. Në fakt koalicioni qeverisës në Britani ka thënë se mund të ketë dy taksa të reja mbi bankat; njëra mbi huat dhe tjetra mbi fitimet.
OECD: Ripërtëritje e ekonomisë globale, por me rreziqe
Organizata për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD), me seli në Paris, ka deklaruar se bota po ripërtërihet fuqishëm nga rënia ekonomike globale, por borxhet në vendet e Eurozonës paraqesin rrezik për ripërtëritje të plotë. Në raportin gjashtëmujor të publikuar sot, OECD thotë se parashihet rritje globale 4.75% në vitin 2010, që është një ngritje e rëndësishme krahasuar me shifrën prej 1% në vitin 2009. Sipas kësaj organizate, shenjat e ripërtëritjes janë nxitur nga ekonomitë në zhvillim në Azi, por tërhiqet vërejtja se jobalancat ndërmjet rajoneve, që në masë të madhe janë konsideruar si shkaktare të krizës, po rriten përsëri.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 25.05.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.06%
12M 12-mujor 7.06%
6M 6-mujor 6.12%
3M 3-mujor 5.36%
1M 1-mujor 5.07%
1Ë njëjavor 4.88%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.67%
1Ë njëjavor 6.31%
o/n njëditor 6.14%
12M 12-mujor 8.72%
6M 6-mujor 7.77%
3M 3-mujor 7.04%
27 Maj 2010