Amerikë & Francë, dy histori për Ballkanin
26/04/2005 Në Amerikë dhe në Francë dy organizma ndërkombëtare janë angazhuar për shkrimin e Historisë së Ballkanit; “Projekti për historinë e madhe të Ballkanit”, nën kujdesin e UNESCO-s është realizuar nga shoqata ndërkombëtare e studimeve të Evropës Juglindore me qendër në Francë, ku mes studiuesve ballkanas janë paraqitur dhe dy historianë shqiptarë; “Historia e njëjtësuar e Ballkanit” është dokumenti tjetër historik si nismë e Institutit Amerikan të Paqes, me seli në Uashington, ku pretendohen të zbardhen çështjet ndëretnike në Ballkan
Kur Ballkanit nuk ia janë shterrur debatet dhe politika nacionaliste, po trumbeton integrimin në Evropë, kur çështjet etnike nuk janë zgjidhur, dy organizma ndërkombëtare po tentojnë të realizojnë projektet për shkrimin e historisë ballkanase.
Jashtë territorit të Ballkanit, një në Francë e tjetra në Amerikë, institucionet shkencore ndërkombëtare kanë piketuar historianët për ndeshjen e madhe të tezave, për të cilat historikisht ka pasur përplasje.
Projekti i parë ka të bëjë me historinë e madhe të Ballkanit, e cila po realizohet nga shoqata ndërkombëtare e studimeve të Evropës Juglindore, nën mbikëqyrjen e UNESCO-s. Ndërsa ka parë dritën e botimit vëlllimi i parë mbi antikitetin, një tjetër organizëm ndërkombëtar, pak ditë më parë ka hedhur një dokument për njëjtësimin e historisë së Ballkanit.
Këtë herë bëhet fjalë për Institutin Amerikan të Paqes me seli në Uashington, që ka marrë përsipër hartimin e dokumentit, ku të pasqyrohen me paanshmëri zhvillimet historike. Për këtë projekt, Akademia e Shkencave shqiptare nuk ka dijeni, ndërsa nuk dihet se cilët historianë nga Shqipëria do të përfshihen.
Sa i takon botimit të UNESCO-s, që ka mbërritur dhe në Shqipëri, e papërkthyer ende nga frëngjishtja, tezat shqiptare paraqiten nga dy studiues, Myzafer Korkuti dhe Pëllumb Xhufi. Për botimin e vëllimit të parë, që është kryer nga profesori francez Andre Giju, zv.kryetari i Akademisë së Shkencave, Luan Omari, thotë se, “kjo është historia e madhe e Ballkanit që do të dalë me disa vëllime, e cila mundohet të paraqesë pikëpamje të ndryshme që kanë ballkanasit, dhe atje ku ka mundësi (sepse ka dhe periudha që nuk kanë kontestime) të paraqesë pikëpamje mbizotëruese, ose unike”.
Duke e paraqitur si pozitive momentin kur po tentohet shumë për të shkruar historinë e Ballkanit, Omari e ndal vëmendjen pikërisht në epokën e re në të cilën po hyn Ballkani, në integrimin evropian. Shkrimi i historisë së madhe të Ballkanit për historianët është një moment që “nuk mund të bëhet pa një bashkëpunim, pa një mirëkuptim dhe kësaj i shërbejnë dhe vepra të tilla, të cilat nuk mohojnë ndryshimet, trashëgiminë, por që mundohen t’i kapërcejnë, qoftë për të paraqitur në mënyrë të kulturuar pikëpamje e ndryshme, qoftë dhe duke vënë në dukje ato aspekte pozitive që ka pasur Ballkani gjatë shekujve”.
Këtë synim thuhet se kanë dhe grupi tjetër i studiuesve për të shkruar “Historinë e njëjtësuar të Ballkanit”, nga Instituti Amerikan i Paqes. Sipas lajmit të konfirmuar disa ditë më parë nga “Zëri i Amerikës”, grupi i studiuesve dhe historianëve nga Ballkani si dhe akademikëve amerikanë dhe britanikë, “janë angazhuar në përgatitjen e materialit historik të çliruar nga nuancat nacionaliste, ku kontradiktat ndërmjet grupeve të ndryshme etnike shprehen në disa aspekte”. Studimi i marrëdhënieve ndëretnike, pra në vështirësitë që këto grupe hasin për të bashkëjetuar në paqe në një shoqëri të përbashkët, si dhe çështja e statusit të njësive administrative, territoriale, ndaj të cilave kanë pretendim dy apo më shumë grupe etnike, janë fokusi për ndërtimin e historisë bashkëkohore të njëjtësuar të Ballkanit.
Por, analistët theksojnë se e kaluara nuk lë vend për optimizëm të madh, por shtojnë se me zhvillimin gradual të institucioneve demokratike në këto vende, ata do të përfshihen në një të ardhme të afërt në Bashkimin Evropian.