Mbyllen 10 për qind e shkollave private

26/04/2005 Në Tiranë nga 73 shkolla jopublike 9-vjeçare e të mesme, 12 prej tyre i kanë vënë drynin vet
Pas bumit të shkollave private të hapura pas viteve ’97, është vënë re dukuria e kundërt, gati 10 për qind e shkollave jopublike në Tiranë janë mbyllur.
Në Drejtorinë e Arsimit të Tiranës mësojmë që nga 50 shkolla 9-vjeçare, 9 janë mbyllur gjatë viteve në vazhdim dhe nga 23 shkolla të mesme të përgjithshme jopublike, 3 janë mbyllur.
Shkollat, çështje biznesi
Specialisti i Drejtorisë Arsimore thotë se këto shkolla janë mbyllur, pasi, në radhë të parë, janë biznes dhe nuk iu ka interesuar më që ta mbajnë hapur një shkollë. Kjo pasi gjatë viteve numri i nxënësve ka ardhur duke u ulur. E, nuk mund të mbajnë një shkollë me 10 nxënës. Duke qenë se këto shkolla kanë qenë të licensuara, nxënësit janë regjistruar me dëftesat e shkollave ku ishin në të tjera shkolla shtetërore, ose jo. Ndërkohë që Tirana ka dhe 7 shkolla të mesme teknike të hapura, prej të cilave nuk është mbyllur asnjë. Kjo, për vet kërkesat që ka këto drejtime, të cilat ende nuk plotësohen plotësisht në shkollat e mesme profesionale shtetërore.
Shkolla të mesme, ende pa licensë
Ka dhe shkolla të mesme, të cilat janë pa licensë. Pas daljes së urdhrit që arsimi i detyruar të jetë 9-vjeçar, këto shkolla u bënë automatikisht 9-vjeçare. Por, tashmë ka dhe nxënës, që e kanë mbaruar klasën e 9-të, ose po e mbarojnë dhe këto shkolla kanë hapur dhe ciklin e dytë, trevjeçar. Ndërkohë që licensën ende nuk e kanë marrë nga Ministria e Arsimit, megjithëse aplikimin e kanë bërë. Problemi është se këto shkolla nuk lëshojnë dot licensë dhe ajo nuk iu njihet. Megjithëse derisa të kenë mbaruar nxënësit tre vjet shkollë, licensa nga Minsitria duhet të jetë dhënë.
Sipas Ministrisë së Arsimit, kriza në arsim, pas vitit 1997, solli "bumin" e shkollave private, 8-vjeçare dhe të mesme të përgjithshme. Zyrtarisht, Minsitria e Arsimit është shprehur se, ndërsa edukimi në shkollat shtetërore këto vite ka ecur, në disa prej shkollave private ka mbetur në vendnumëro. Disa shkolla nuk kanë mundur të fusin risitë e arsimit dhe mësimdhënies. Sipas Minstrisë së Arsimit, gjatë vitit të kaluar, sipas kritereve dhe procedurave të dhënies së lejes së funksionimit për institucionet arsimore jopublike Ministria e Arsimit, ka licensuar 25 institucione jopublike në arsimin parauniversitar.
Në vend, 125 shkolla private
U hapën 10 shkolla të mesme jopublike, 11 në arsimin e detyruar jo publik si dhe 4 kopshte private. Para 10 viteve u hap shkolla e parë private, tani ky numër ka shkuar në 125 shkolla. Arsimi jopublik ka një rritje, në veçanti këto 6–7 vitet e fundit. Kjo rritje shpjegohet me ndikimin e disa faktorëve: Një shoqëri demokratike e orientuar drejt një ekonomie tregu nuk mund të mos krijonte shtratin e saj për arsimin jopublik. Vendet fqinjë, të cilët kërkuan të hynin në tregun e këtij arsimi. Tashmë shkollat private konkurrojnë arsimin shtetëror.
Inspektimet e vazhdueshme nga MASH dhe Drejtoritë Arsimore kanë vënë në dukje faktin se ka disa institucione arsimore jopublike me rezultate shumë të dobta në procesin e mësimdhënies, pajisjen me laboratorët për lëndët natyrore si dhe mangësi në literaturën që duhet të kenë bibliotekat e tyre. Një punë e veçantë duhet bërë nga stafi pedagogjik i këtyre shkollave për të mbushur boshllëqet që kanë në përgatitjen e tyre nxënës që vijnë nga zonat rurale.
Eshtë konstatuar në disa raste që disa nga këto institucione nuk njohin dhe respektojnë autoritetin e shtetit në hartimin e zbatimin e strategjive të zhvillimit, që janë specifike për to, pasi, tek e fundit, kanë një mision të përbashkët: të mësuarit.
Tarifa e licensës nga Ministria e Arsimit për kopshtet është 30 mijë lekë të reja, ndërsa për shkollat 60 mijë lekë të reja.
Në Tiranë
50 shkolla 9-vjeçare
9 janë mbyllur gjatë viteve në vazhdim
23 shkolla të mesme jopublike
3 janë mbyllur
Në gjithë vendin janë:
125 shkolla jopublike
Hiqen, emrat qesharakë e të huaj nga shkollat private
Të gjitha shkollat jopublike po njësohen në shkollë jopublike, duke hequr emërtimet insitut, apo licensë. Por, ndërkohë nuk do të pranohen më emra të huaj, apo qesharakë, nëse kuptimi i tyre nuk ka lidhje me edukimin. Për shembull, emrat “Kajtaz”, apo “Bukurie”, nuk do të pranohen më në rrugë institucionale, po kështu dhe emrat “Arsejko”, apo Uilson, pra të pamotivuara nga ana arsimore dhe edukative, ndërkohë që emrat “Dituria”, apo “Viktor Hygo”, janë mëse të pranueshme. Në përgjigjen e kërkesës së Ministrisë së Arsimit për të ndryshuar emrat, shkolla paraqet dhe faktet, mbi të cilat e motivon, ose jo mbajtjen e këtij emri.